Prishtinë, 10 mars 2026
Organizimi i Lojërave Mesdhetare :Prishtina 2030″ po shihet si një nga ngjarjet më të mëdha sportive që pritet të mbahet ndonjëherë në Kosovë, me potencial të madh për zhvillim ekonomik, turizëm dhe promovim ndërkombëtar të vendit.
Gazetari italian Fabio Donfrancesco, në një intervistë për KosovaPress, vlerëson se kjo ngjarje sportive paraqet një mundësi të rëndësishme për Kosovën, jo vetëm në aspektin sportiv, por edhe në zhvillimin ekonomik dhe rritjen e vizibilitetit në arenën ndërkombëtare. Sipas tij, për një vend të vogël që është në zhvillim, organizimi i një eventi të këtij niveli mund të sjellë përfitime të shumta.
Ai thekson se Kosova ka potencial të madh turistik dhe mund të tërheqë vizitorë nga vende të ndryshme evropiane, përfshirë edhe Italinë. Një ngjarje e madhe sportive si Lojërat Mesdhetare mund të shërbejë si një platformë për ta bërë vendin më të njohur për turistët dhe investitorët ndërkombëtarë.
Megjithatë, Donfrancesco nënvizon se organizimi i ngjarjeve të mëdha sportive zakonisht shoqërohet edhe me sfida administrative dhe burokratike. Duke marrë shembull përvojën e Italisë, ai shprehet se proceset burokratike mund të jenë pengesë, por shton se një menaxhim i mirë i organizimit mund ta kthejë këtë event në një mundësi të rëndësishme zhvillimi për Kosovën.
Gazetari italian përmend gjithashtu përvojën e Italisë me organizimin e Lojërave Mesdhetare në Taranto, ku janë investuar qindra milionë euro në infrastrukturë sportive dhe zhvillim rajonal. Sipas tij, këto ngjarje nuk janë vetëm gara sportive, por edhe motor për investime infrastrukturore dhe promovim turistik në shkallë ndërkombëtare.
Lojërat Mesdhetare të vitit 2030 pritet të zhvillohen në Prishtinë dhe qytete të tjera të Kosovës, duke përfshirë pjesëmarrjen e mijëra sportistëve nga dhjetëra vende të rajonit mesdhetar. Ngjarja shihet si një mundësi e rëndësishme për zhvillimin e infrastrukturës sportive dhe rritjen e imazhit të Kosovës në arenën ndërkombëtare.

Lojërat Mesdhetare “Prishtina 2030”, mundësi historike për investime dhe zhvillim në Kosovë
Kosova fiton katër medalje në Botërorin e Muaythait
Kampioni bie në Drenas, Feronikeli ’74 merr fitoren e parë në kampionat
BILD raporton se Erblin Osmani ende nuk e ka zgjedhur Kosovën
Lutfi Dalipi, 20-vjeçari ylli shqiptar në Zvicër: Katër gola e shtatë asistime – e kontaktojnë edhe kombëtarja e Portugalisë
“Shkruhet historia”, Kosova merr flamurin e Lojërave Mesdhetare 2030
Kandiqi i reagon Daçiqit: Politika jote rezultoi me varreza masive t`shqiptarëve
Protestuesit përleshen me policinë para objektit të Qeverisë
Hamza: Vendimi ndaj krerëve nuk u bë në emër të popullit, por kundër shtetit të Kosovës
Kurti: Aktgjykimi ndaj ish-krerëve të UÇK-së është padrejtësi e papranueshme