Prishtinë 10 Mars 2026 13:38
Magjia e elitës së futbollit evropian, Ligës së Kampionëve rikthehet sonte me ndeshjet e para të fazës së 1/8 së finales.
Sonte do të luhen katër duele të zjarrta dhe mjaft interesante në Champions mes skuadrave të mëdha evropiane.
Ky rreth i garave do të hapet me duelin mes Galatasaray dhe Liverpool, që nis në orën 18:45. Skuadra turke hyn në këtë takim e motivuar pas kalimit të fazës eliminatore kundër Juventusit, ndërsa pret të përfitojë edhe nga mbështetja e tifozëve në stadium. Në anën tjetër, Liverpooli synon një rezultat pozitiv në udhëtim, pavarësisht se ka pasur luhatje në formë gjatë këtij sezoni.
Një nga ndeshjet më tërheqëse të mbrëmjes zhvillohet në stadiumin ‘St James’ Park’, ku Newcastle United pret Barcelonën nga ora 21:00. Skuadra katalanase e përfundoi fazën e ligës në pozitën e pestë dhe synon të vazhdojë rrugëtimin drejt çerekfinales.
Këto dy skuadra janë përballur edhe më herët gjatë këtij sezoni, kur Barcelona fitoi në udhëtim me rezultat 2-1, falë golave të shënuar nga Marcus Rashford. Bazuar në formën aktuale, katalanasit konsiderohen favoritë edhe në këtë përballje.
Ndërkohë, një tjetër duel interesant zhvillohet në Bergamo, ku Atalanta përballet me Bayern Munich. Gjiganti bavarez po kalon një sezon shumë të mirë dhe shihet si një nga kandidatët kryesorë për triumf në këtë edicion të Championsi-t.
Në Londër, Tottenham Hotspur do të ketë një sfidë të vështirë ndaj Atletico Madrid. Skuadra angleze nuk po kalon një periudhë të mirë të rezultateve, ndërsa madrilenët e drejtuar nga Diego Simeone hyjnë në këtë përballje si favoritë në letër.
Sonte takohen:
Galatasaray – Liverpool (18:45)
Newcastle – Barcelona (21:00)
Atalanta – Bayern Munich (21:00)
Tottenham – Atletico Madrid (21:00)

Laura Fazliu fiton medaljen e bronztë në Grand Slamin e Abu Dabit
Ballkani triumfon bindshëm ndaj Drenicës
Nacionalizmi serb shfaqet edhe në futboll, tifozët e “Yllit të Kuq” djegin figurat e Kurtit dhe Thaçit
Barcelona-Real Madrid: ‘El Clasico’ që mund ta ndryshojë historinë
Gjilani pret Llapin në hapje të xhiros së 11-të të Superligës
PSG-Barcelona, kryesfida e mbrëmjes në Ligën e Kampionëve
Rusia e zhvendos luftën përtej frontit, sa e përgatitur është Kosova për kërcënimet hibride?
Dyshohet për vrasje të rëndë në Gjilan, arrestohet 65-vjeçari
Kurti: Eksporti është rritur për 27.5 për qind krahasuar me vitin 2021
Gjenden të vdekur një 27-vjeçar dhe një foshnje në Demiraj të Gjilanit