Prishtinë 10 Mars 2026 11:70
Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, po merr pjesë në takimin e Forumi të Salzburgut ku po diskutohet për bashkëpunimin rajonal në fushën e menaxhimit të migracionit dhe sigurisë kufitare.
Sipas njoftmit Sveçla mirëpriti lansimin e Sistemit të Hyrje/Daljes (Entry/Exit System – EES), duke e cilësuar një hap të rëndësishëm drejt modernizimit dhe digjitalizimit të kufijve të jashtëm të zonës Schengen.
Ai theksoi se Kosova është e interesuar të përfitojë nga sisteme të tilla për të rritur sigurinë kufitare dhe për të përmirësuar menaxhimin e migracionit.
‘’Ministri theksoi gjithashtu rëndësinë e informimit të qytetarëve të Kosovës për rregullat e udhëtimit dhe qëndrimit në zonën Schengen, por dhe rregullat në Kosovë që janë në përputhje me direktivat e BE-së, përmes fushatave informuese dhe platformave online të dedikuara.Në kuadër të diskutimit për bashkëpunimin me Frontex në Ballkanin Perëndimor, ministri Sveçla vlerësoi bashkëpunimin ndërmjet Ministrisë së Punëve të Brendshme dhe Frontex, duke theksuar angazhimin e përbashkët me Policinë e Kosovës në disa pika kufitare dhe në Aeroportin Ndërkombëtar të Prishtinës’’ thuhet në njoftim.
Sveçla ritheksoi përkushtimin e Kosovës për të thelluar bashkëpunimin me partnerët evropianë ai dhe avancimin e bashkëpunimin me EUROPOL-in për të kontribuar si partner i besueshëm në sigurinë rajonale dhe më gjerë.

Emrat e të dyshuarve: Serbë që dyshohet se morën pjesë në krime lufte
Dy serbë nga Mali i Zi që luftojnë për Rusinë kërcënojnë kryeministrin Kurti
Kurti: Aktgjykimi ndaj ish-krerëve të UÇK-së duhet të korrigjohet sa më parë
Aktivistët në Serbi po i heqin grafitet “Kur ushtria të kthehet në Kosovë”
Gjykata cakton paraburgim për dy të dyshuar për krime lufte
Qelaj: Gjykata Speciale ka shkelur të drejtat e njeriut në rastin e ish-krerëve të UÇK-së
Troja Bicurri triumfon në “Akordet e Kosovës”, vlerësim për brezin e ri