Prishtinë 9 Mars 2026 13:21
Prishtinë- Në Gjykatën Themelore në Prishtinë në gjykimini ndaj të akuzuarve Zoran Kostiq dhe Dragan Miloviq, të cilët akuzohen për krime lufte në Kosovë, të hënën u shikuan video-incizime të realizuara gjatë luftës, e në të cilat Prokuroria thotë se shihet i akuzuari Kostiq. Por, ky i fundit mohoi të jetë në ato pamje.
“Jo, në asnjë rast”, u shpreh Kostiq për pamjet që ishin marrë nga Associated Press (AP).
Sipas pamjeve, shihen një grup i personave të uniformuar e të armatsur dhe tenka e automjete tjera, raporton “Betimi për Drejtësi“.
Në këtë seancë, i akuzuari Kostiq po jep mbrojtjen. Derisa në Gjykatë u shfaqën disa pamje të tjera (si në foton e mëposhtme), i akuzuari pranoi se është ai në ato pamje dhe gjendej në Prelluzhë.
Ai u pyet se përse po mbante armë në dorë.
“Nuk e kuptoj pse e kam mbajt”, tha Kostiq.

Dy serbë nga Mali i Zi që luftojnë për Rusinë kërcënojnë kryeministrin Kurti
Kurti: Aktgjykimi ndaj ish-krerëve të UÇK-së duhet të korrigjohet sa më parë
Aktivistët në Serbi po i heqin grafitet “Kur ushtria të kthehet në Kosovë”
Gjykata cakton paraburgim për dy të dyshuar për krime lufte
Qelaj: Gjykata Speciale ka shkelur të drejtat e njeriut në rastin e ish-krerëve të UÇK-së
Banka Botërore ndan 6.8 milionë dollarë shtesë për shëndetësinë në Kosovë
Kërcënohen me vrasje Ramush dhe Daut Haradinaj
As serbët nga veriu i Kosovës nuk i dhanë mbështetje të plotë Aleksandar Vuçiçit