Prishtinë, 8 mars 2026 15:14
Presidentja Vjosa Osmani ka uruar Ditën Ndërkombëtare të Gruas.
Asambleja Parlamentare e NATO-s ka publikuar një videomesazh të Osmanit, ku ajo thotë se trashëgimia e grave vazhdon ta udhëheqë rrugën demokratike të Kosovës.
Osmani thotë se rruga e Kosovës drejt lirisë nuk u shkrua vetëm nga burrat, por edhe nga gratë që udhëhoqën rezistencën paqësore.
“Trashëgimia e tyre vazhdon të udhëheqë rrugën tonë demokratike. Nga kjo histori kemi nxjerrë një mësim të përhershëm: një proces paqeje që përjashton gratë nuk mund të ketë sukses të vërtetë. Një sistem sigurie i krijuar pa zërat e grave nuk mund të qëndrojë. Një rend demokratik që lë gratë pas mbetet i paplotë. Gratë nuk janë vëzhguese të progresit. Ato janë drejtueset e tij, nga jeta publike dhe politike, te forcat e sigurisë, diplomacia, ekonomia dhe biznesi. Përvoja na ka treguar se kur gratë marrin pjesë plotësisht, shoqëritë bëhen më të drejta, më të forta dhe më të pasura”, është shprehur ajo.
Osmani shtoi se “zërat e grave nuk duhet kurrë të heshtin as injorohen”.
“Lidershipi i tyre nuk duhet trajtuar si opsional dhe pabarazia nuk duhet pranuar si status quo. Sepse kur gratë udhëheqin, shoqëritë bëhen gjithmonë më të forta. Kur barazia është reale, paqja bëhet më e qëndrueshme. E ardhmja për të cilën aspirojmë është një e ardhme ku çdo ambicie e gruas njihet si legjitime, kontributi i saj vlerësohet dhe lidershipi i saj kuptohet për atë që është me të vërtetë, i domosdoshëm”, thotë ajo.

Dy serbë nga Mali i Zi që luftojnë për Rusinë kërcënojnë kryeministrin Kurti
Kurti: Aktgjykimi ndaj ish-krerëve të UÇK-së duhet të korrigjohet sa më parë
Aktivistët në Serbi po i heqin grafitet “Kur ushtria të kthehet në Kosovë”
Gjykata cakton paraburgim për dy të dyshuar për krime lufte
Qelaj: Gjykata Speciale ka shkelur të drejtat e njeriut në rastin e ish-krerëve të UÇK-së
Banka Botërore ndan 6.8 milionë dollarë shtesë për shëndetësinë në Kosovë
Kërcënohen me vrasje Ramush dhe Daut Haradinaj
As serbët nga veriu i Kosovës nuk i dhanë mbështetje të plotë Aleksandar Vuçiçit