Prishtinë 6 Mars 2026 11:12
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani sot në orën 08:00 nxori dekret për shpërndarje të kuvendit, pasi ky institucion dështoi ta zgjidhte presidentin e ri deri më 5 mars.
Seanca e 5 marsit dështoi në mungesë kuorumi, meqë në sallë nuk ishin deputetët e partive opozitare.
Burimet e IndeksOnlinet brenda presidencës kanë thënë se Vjosa Osmani në orën 13:00 nis konsultimet me përfaqësuesit e partive politike për të caktuar më pas datën e zgjedhjeve të jashtëzakonshme.
Indeksonline ka mësuar se datat që pritet të diskutohen janë 12, 19 dhe 26 prill.
Sipas Osmanit, Kushtetuta është e qartë: procedurat për zgjedhjen e presidentit mund të nisin 60 ditë para afatit të fundit, por procesi duhet të finalizohet jo më vonë se 30 ditë para përfundimit të mandatit aktual.

Kurti: Eksporti është rritur për 27.5 për qind krahasuar me vitin 2021
Mbi 2 mijë të mbijetuar me status zyrtar, drejtësia mbetet sfidë
Emrat e të dyshuarve: Serbë që dyshohet se morën pjesë në krime lufte
Dy serbë nga Mali i Zi që luftojnë për Rusinë kërcënojnë kryeministrin Kurti
Kurti: Aktgjykimi ndaj ish-krerëve të UÇK-së duhet të korrigjohet sa më parë
Aktivistët në Serbi po i heqin grafitet “Kur ushtria të kthehet në Kosovë”
Rusia e zhvendos luftën përtej frontit, sa e përgatitur është Kosova për kërcënimet hibride?
Dyshohet për vrasje të rëndë në Gjilan, arrestohet 65-vjeçari
Gjenden të vdekur një 27-vjeçar dhe një foshnje në Demiraj të Gjilanit