Prishtinë, 05 mars 2026 21:27
Sot është bërë rreshtimi i kuadrateve të Forcës së Sigurisë së Kosovës, në shënim të 28-vjetorit të Epopesë së UÇK-së. Aty morën pjesë krerët shtetërorë, ku presidentja Osmani tha se FSK është trashëgimtare e UÇK-së, derisa kryeministri Kurti tha se epopeja përfaqëson momentet më të rëndësishme të historisë moderne.
“Sot krenaria jonë nuk qëndron vetëm në të kaluarën. Ajo marshon para nesh me uniformë moderne, me profesionalizëm të lartë dhe me përkushtim të palëkundur ndaj Republikës sonë. Forca e Sigurisë së Kosovës është trashëgimtare denjë e UÇK-së. Ajo bart në zemër idealin e lirisë dhe në duar mban përgjegjësinë e sigurisë së vendit”, tha Osmani.
Fjalim para të pranishmëve, mbajti edhe kryeministri Albin Kurti, i cili tha se “Epopeja e UÇK-së”, përfaqëson një nga momentet më të rëndësishme në historinë moderne të Kosovës.
”Mes tyre, Adem e Hamëz Jashari ishin dy emrat e përveçëm mbi figurat e të cilëve do të bartej lavdia e asaj rezistence dhe frymëzimi prej luftës së tyre për lirinë e Kosovës. Para më shumë se 30 vitesh Adem dhe Hamëz Jashari së bashku me shokët e tyre i filluan organizimet e para për një ushtri të Kosovës që më pas do quhej Ushtria Çlirimtare e Kosovës”, u shpreh Kurti.

Kurti: Eksporti është rritur për 27.5 për qind krahasuar me vitin 2021
Mbi 2 mijë të mbijetuar me status zyrtar, drejtësia mbetet sfidë
Emrat e të dyshuarve: Serbë që dyshohet se morën pjesë në krime lufte
Dy serbë nga Mali i Zi që luftojnë për Rusinë kërcënojnë kryeministrin Kurti
Kurti: Aktgjykimi ndaj ish-krerëve të UÇK-së duhet të korrigjohet sa më parë
Aktivistët në Serbi po i heqin grafitet “Kur ushtria të kthehet në Kosovë”
Rusia e zhvendos luftën përtej frontit, sa e përgatitur është Kosova për kërcënimet hibride?
Dyshohet për vrasje të rëndë në Gjilan, arrestohet 65-vjeçari
Gjenden të vdekur një 27-vjeçar dhe një foshnje në Demiraj të Gjilanit