Prishtinë 6 Mars 2026 10:30
Policia e Kosovës ka nisur hetimet për tri raste të vdekjeve të dyshimta që janë raportuar në komunat Zveçan, Gjilan dhe Prizren.
Sipas raportit 24-orësh të policisë, viktimat janë dy burra dhe një grua, të gjithë shtetas të Kosovës. Në të tri rastet, trupat e pajetë janë dërguar për obduksion në Instituti i Mjekësisë Ligjore i Kosovës (IML), me vendim të prokurorit.
Rasti i parë është raportuar në Zveçan, ku më 5 mars 2026 është gjetur pa shenja jete një burrë kosovar.
“Më 05.03.2026 është raportuar se është gjetur pa shenja jete viktima mashkull kosovar. Me vendim të prokurorit, trupi i pajetë është dërguar në IML për obduksion”, thuhet në raportin e policisë.
Një tjetër rast është raportuar në Gjilan, ku një grua është gjetur e shtrirë në oborrin e saj.
“Pasi është raportuar se viktima femër ndodhet e shtrirë në oborrin e saj, njësitë relevante policore dhe ekipi mjekësor kanë dalë në vendin e ngjarjes, ku është konstatuar vdekja e viktimës femër kosovare. Me vendim të prokurorit, trupi i pajetë është dërguar në IML për obduksion”, njofton policia.
Ndërkohë, rasti i tretë ka ndodhur në Prizren, ku një burrë është dërguar në spital pa shenja jete.
“Viktima mashkull kosovar është dërguar në Spitalin Rajonal të Prizrenit, ku ekipi mjekësor ka konstatuar vdekjen e tij. Me vendim të prokurorit, trupi i pajetë është dërguar në IML për obduksion”, thuhet në raport.
Autoritetet kanë bërë të ditur se hetimet për zbardhjen e rrethanave të këtyre rasteve janë në vazhdim.

Dyshohet për vrasje të rëndë në Gjilan, arrestohet 65-vjeçari
Gjenden të vdekur një 27-vjeçar dhe një foshnje në Demiraj të Gjilanit
Kërcënohen me vrasje Ramush dhe Daut Haradinaj
Raportohet për një bombë në Shkollën Fillore “Stana Baqanin” në Leshak, rasti nën hetim
Arrestohet i dyshuari për vrasjen e rëndë në Vitomiricë të Pejës
Një person humb jetën në vendin e punës në Istog
Rusia e zhvendos luftën përtej frontit, sa e përgatitur është Kosova për kërcënimet hibride?
Kurti: Eksporti është rritur për 27.5 për qind krahasuar me vitin 2021