Prishtinë, 27 shkurt 2026 16:57
Dogana e Kosovës ka bërë të ditur se të premten ka zbuluar mallra të kontrabanduara në vlerë mbi 500 mijë euro, në një depo të paregjistruar si biznes në periferi të Prishtinës.
Sipas njoftimit zyrtar, aksioni është realizuar pas sigurimit të informatave përmes rrugëve operative, ndërsa malli po sekuestrohet dhe inventarizohet.
“Sot, më 27 shkurt 2026, në periferi të Prishtinës, bazuar në informata të siguruara përmes rrugëve operative, zyrtarët e Doganës së Kosovës kanë realizuar një kontroll në një depo ku dyshohej për mallra të kontrabanduara. Kontrolli është organizuar në përputhje me autorizimet që rrjedhin nga Kodi Doganor i Republikës së Kosovës. Gjatë veprimeve në terren është konstatuar një sasi e konsiderueshme mbathjesh me marka të mbrojtura tregtare. Depoja në fjalë nuk ishte e regjistruar si biznes dhe nuk posedonte asnjë dokumentacion që dëshmonte prejardhjen e mallit. Lidhur me rastin është njoftuar Prokuroria Themelore në Prishtinë, e cila ka udhëzuar zyrtarët doganorë për ndërmarrjen e veprimeve të mëtejshme hetimore. Aktualisht, malli është duke u sekuestruar dhe inventarizuar. Vlera e përafërt e mallit të dyshuar vlerësohet të jetë mbi 500,000.00 euro. Doganat e Kosovës mbeten të përkushtuara në luftimin e kontrabandës dhe mbrojtjen e ekonomisë formale, konkurrencës së ndershme dhe të drejtave të pronësisë intelektuale”, thuhet në njoftim.

Sekuestrohen armë zjarri në Zubin Potok, arrestohen dy persona
Dyshohet për vrasje të rëndë në Gjilan, arrestohet 65-vjeçari
Gjenden të vdekur një 27-vjeçar dhe një foshnje në Demiraj të Gjilanit
Kërcënohen me vrasje Ramush dhe Daut Haradinaj
Raportohet për një bombë në Shkollën Fillore “Stana Baqanin” në Leshak, rasti nën hetim
Arrestohet i dyshuari për vrasjen e rëndë në Vitomiricë të Pejës
Lista Studentore distancohet nga Lista Serbe, reagon Von Cramon
Rusia e zhvendos luftën përtej frontit, sa e përgatitur është Kosova për kërcënimet hibride?