Prishtinë, 24 shkurt 2026
Policia Kufitare Morinë, në bashkëpunim me shërbimet e DVP Kukës, ka arrestuar një shtetas turk të shpallur në kërkim ndërkombëtar nga autoritetet austriake.
I arrestuari, V.B., 31 vjeç, banues në Stamboll, u kap në hyrje të Republikës së Shqipërisë gjatë kontrolleve rutinë në pikën kufitare Morinë. Verifikimet dhe informacioni nga Interpol Tirana konfirmuan se ndaj tij Gjykata e Vjenës kishte vendosur masën e sigurisë “Arrest në burg” për veprën penale “Prodhim dhe shitje e narkotikëve”.
Interpol Tirana, në bashkëpunim me autoritetet austriake, po vijon procedurat për ekstradimin e 31-vjeçarit drejt Austrisë.

Sekuestrohen armë zjarri në Zubin Potok, arrestohen dy persona
Dyshohet për vrasje të rëndë në Gjilan, arrestohet 65-vjeçari
Gjenden të vdekur një 27-vjeçar dhe një foshnje në Demiraj të Gjilanit
Kërcënohen me vrasje Ramush dhe Daut Haradinaj
Raportohet për një bombë në Shkollën Fillore “Stana Baqanin” në Leshak, rasti nën hetim
Arrestohet i dyshuari për vrasjen e rëndë në Vitomiricë të Pejës
Pantiq e Zariq dalin para Gjykatës si të akuzuarve për krime lufte
Nis hetimi parlamentar për vrasjen e Arlinda Zekajt, nëntë ditë pas ngjarjes
Ministria e Kulturës ndan afro 200 mijë euro për restaurimin e Përmendores së Minatorëve në Mitrovicë
Lista Studentore distancohet nga Lista Serbe, reagon Von Cramon