Prishtinë, 24 shkurt 2026 10:54
Liga e Kampionëve rikthehet sonte me duelet kthyese të fazës “play-off”, të cilat do të përcaktojnë katër skuadrat e fundit që do t’i bashkohen 1/8-ës së finales.
Pas rezultateve të para, gjithçka mbetet e hapur dhe pritet një mbrëmje me ritëm të lartë dhe emocione deri në fund.
Në “San Siro”, Inter kërkon përmbysjen ndaj Bodø/Glimt, pas humbjes 3-1 në Norvegji. Zikaltrit janë të detyruar të sulmojnë që nga minuta e parë, ndërsa mysafirët do të përpiqen të menaxhojnë epërsinë dhe të shfrytëzojnë hapësirat në kundërsulm.
Sfida tjetër zhvillohet në kryeqytetin spanjoll, ku Atletico Madrid përballet me Club Brugge. Barazimi 3-3 nga ndeshja e parë e lë gjithçka të hapur, me madrilenët që mbështeten te përvoja evropiane, ndërsa belgët synojnë të ruajnë qetësinë dhe efikasitetin përpara portës.
Në Gjermani, Bayer Leverkusen pret Olympiacos me avantazhin 2-0 nga takimi i parë. Gjermanët konsiderohen favoritë për kalimin tutje, por grekët kanë treguar shpesh se dinë të reagojnë në ndeshje vendimtare.
Ndërkohë në Angli, Newcastle United është shumë pranë kualifikimit pas fitores 6-1 ndaj Qarabağ FK. “Magpies” pritet të administrojnë rezultatin, ndërsa kampionët e Azerbajxhanit do të kërkojnë një paraqitje dinjitoze në udhëtim.

Laura Fazliu fiton medaljen e bronztë në Grand Slamin e Abu Dabit
Ballkani triumfon bindshëm ndaj Drenicës
Nacionalizmi serb shfaqet edhe në futboll, tifozët e “Yllit të Kuq” djegin figurat e Kurtit dhe Thaçit
Barcelona-Real Madrid: ‘El Clasico’ që mund ta ndryshojë historinë
Gjilani pret Llapin në hapje të xhiros së 11-të të Superligës
PSG-Barcelona, kryesfida e mbrëmjes në Ligën e Kampionëve
Pantiq e Zariq dalin para Gjykatës si të akuzuarve për krime lufte
Nis hetimi parlamentar për vrasjen e Arlinda Zekajt, nëntë ditë pas ngjarjes
Ministria e Kulturës ndan afro 200 mijë euro për restaurimin e Përmendores së Minatorëve në Mitrovicë
Lista Studentore distancohet nga Lista Serbe, reagon Von Cramon