Prishtinë 21 Shkurt 2026 09:00
Xhudistja Distria Krasniqi është shpallur Sportistja e Vitit, ndërsa xhudisti Akil Gjakova ka marrë çmimin Sportisti i Vitit, në ceremoninë “Laureatët 2025”, të organizuar nga Komiteti Olimpik i Kosovës, e që është transmetuar drejtpërdrejt në RTK1.
Çmimi për Krasniqin është ndarë nga kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, presidenti i KOK-ut, Ismet Krasniqi, drejtori i përgjithshëm i BKT-së, Suat Bakkall, si dhe legjenda e xhudos Majlinda Kelmendi.
Ndërsa çmimim për Akil Gjakovën është dorëzuar nga nënpresidenti i parë i KOK-ut, Milaim Kelmendi, në shoqërim të sekretarit të përgjithshëm të ICMG-së, Iakovos Filippuzis, dhe kryetarit të nderit të KOK-ut, Besim Hasani.
Kryeministri Albin Kurti, duke uruar fituesit e çmimeve ka thënë se mbështetja për sportin do të vazhdojë.
“Çdo medalje është dëshmi e talentit dhe e punës. Urime secilit laureat e laureate të vitit që e lamë pas. Sukseset tuaja mos u ndalshin! Mbështetja për sportin do të vazhdojë”, ka thënë Kurti.
Çmimi “Trajneri i Vitit” i ka takuar mjeshtrit të xhudos kosovare, Driton Kuka, për sukseset e vazhdueshme me ekipin kombëtar.
Ndërkohë, çmimi “Shpresa e Vitit” te vajzat i është ndarë xhudistes Enise Zijade, kurse te djemtë tekuandistit Bleron Ademi.
Çmime speciale kanë marrë xhudistja Laura Fazliu dhe Astrit Hasani, kryetar i Federatës Evropiane të Peshëngritjes.
Çmimi për Kombëtaren më të Mirë të Vitit i është ndarë Kosovës U17 në futboll për vajza, si dhe Kombëtares së seniorëve të Kosovës, e cila është në garë për kualifikim në Botërorin 2026.
KOK e ka nderuar me çmim edhe xhudisten Nora Gjakova, e cila i ka dhënë fund karrierës në vitin 2025.

Lojërat Mesdhetare “Prishtina 2030”, mundësi historike për investime dhe zhvillim në Kosovë
Kosova fiton katër medalje në Botërorin e Muaythait
Kampioni bie në Drenas, Feronikeli ’74 merr fitoren e parë në kampionat
BILD raporton se Erblin Osmani ende nuk e ka zgjedhur Kosovën
Lutfi Dalipi, 20-vjeçari ylli shqiptar në Zvicër: Katër gola e shtatë asistime – e kontaktojnë edhe kombëtarja e Portugalisë
“Shkruhet historia”, Kosova merr flamurin e Lojërave Mesdhetare 2030
Procedurat e Apelit që duhen ndjekur mbrojtjet e ish-krerët e UÇK-së
Kandiqi i reagon Daçiqit: Politika jote rezultoi me varreza masive t`shqiptarëve
Protestuesit përleshen me policinë para objektit të Qeverisë
Hamza: Vendimi ndaj krerëve nuk u bë në emër të popullit, por kundër shtetit të Kosovës