I dyshuari për vrasje të rëndë bie nga ndërtesa në përpjekje për t’i shpëtuar arrestimit – përfundon në Klinikën Emergjente

Forca të shumta të Policisë së Kosovës janë vendosur në hyrje të Klinikës Emergjente të QKUK-së, ku është dërguar një person i dyshuar për vrasje të rëndë.
Sipas Policisë, i dyshuari është lënduar pasi dyshohet se ka rënë nga një ndërtesë banimi në lagjen e Spitalit në Prishtinë, teksa po tentonte t’i shmangej arrestimit.
Ngjarja ka ndodhur mbrëmjen e së enjtes në rrugën “Vëllëzërit Asllani”, ndërsa në vendin e ngjarjes kanë ndërhyrë njësitë e emergjencës, përfshirë autoambulancën, forenzikën dhe Policinë e Kosovës.
I dyshuari ndodhet në kujdes intensiv, ndërsa hetimet janë në vazhdim për të zbardhur rrethanat e plota të rastit.

Dy serbë nga Mali i Zi që luftojnë për Rusinë kërcënojnë kryeministrin Kurti
Kurti: Aktgjykimi ndaj ish-krerëve të UÇK-së duhet të korrigjohet sa më parë
Aktivistët në Serbi po i heqin grafitet “Kur ushtria të kthehet në Kosovë”
Gjykata cakton paraburgim për dy të dyshuar për krime lufte
Qelaj: Gjykata Speciale ka shkelur të drejtat e njeriut në rastin e ish-krerëve të UÇK-së
Banka Botërore ndan 6.8 milionë dollarë shtesë për shëndetësinë në Kosovë
Kërcënohen me vrasje Ramush dhe Daut Haradinaj
As serbët nga veriu i Kosovës nuk i dhanë mbështetje të plotë Aleksandar Vuçiçit