Prishtinë 18 Shkurt 2026 10:43
Në Gjykatën Themelore në Prishtinë vazhdon të dëshmojë shtetasi maqedonas Goran Taneski, i cili ishte i pranishëm në hotelin “Rajska Banjska” ditën kur ndodhi sulmi i armatosur në Banjskë.
Sipas dëshmisë së tij, në momentin kritik personat e uniformuar dhe të armatosur që hynë në hotel u dhanë urdhër mysafirëve që të mos dilnin nga ambientet, shkruan IndeksOnline.
“Atë ditë dëgjova britma, piskama dhe thirrje të serbëve që të tërhiqeshin”, rrëfeu Goran Taneski, duke përshkruar panikun dhe frikën që mbizotëronte.
LEXO EDHE:
Dëshmitari shtoi se të pranishmit ndiheshin të kërcënuar, ndërsa personat e armatosur kontrollonin çdo lëvizje dhe kërkonin që të qëndronin brenda për arsye sigurie.
“Nga ajo ditë kam vendosur që më kurrë mos ta vizitojë Kosovën. Unë kam edhe një fëmijë me autizëm dhe mund ta imagjinoni sa e trishtë ka qenë kjo për të”, ka shtuar ai.
Ngjarja në Banjskë ka nxitur hetime intensive dhe dëshmia e Taneskit po ndihmon gjykatën të rikrijojë rrjedhën e sulmit dhe veprimet e terroristëve serbë.

Në Zubin Potok identifikohen mbetje kockore të dyshuara të së paku 23 individëve
Zelenksy tha se nuk e njeh Kosovën, protestuesit në Tiranë i ndryshojnë emrin rrugës “Ukraina e lirë”
Haxhiu: Seanca konstituive pritet të mbahet në fillim të gushtit
Prokuroria: Hetimet dëshmojnë rolin kyç të Serbisë në përgatitjet për sulmin terrorist në Banjskë
Sinani: Raporti i KE-së konfirmon përkeqësimin e të drejtave të shqiptarëve në Luginë
Haxhiu sot pret në takim kryetarin e KQZ-së pas shpërndarjes së Kuvendit
Video-lajm: Protuestuesit revoltohen para ndërtesës së EULEX-it
Rama reagon pas vendimit në Hagë: `MARRE`
Albulena Haxhiu porosi familjes së Thaçit, Veselit, Krasniqit e Selimit: Kosova është me ju
Specialja dënon Kadri Veselin me 18 vjet burgim