Prishtinë, 10 Korrik 2025
ATK mbledh mbi 524 milionë euro në gjashtëmujorin e parë të vitit 2025 – rritje prej 10.8% krahasuar me vitin e kaluar.
Administrata Tatimore e Kosovës (ATK) ka realizuar të hyra prej 524.1 milionë euro gjatë gjashtë muajve të parë të vitit 2025. Këto të dhëna u prezantuan të enjten nga drejtori i ATK-së, Ilir Murtezaj, në një konferencë për media ku u paraqit performanca gjashtëmujore e institucionit.
Murtezaj theksoi se krahasuar me periudhën e njëjtë të vitit 2024, të hyrat janë rritur për 50.9 milionë euro, që përfaqëson një rritje prej 10.8 për qind.
Ai bëri të ditur gjithashtu se vlera e kontributeve pensionale të mbledhura në këtë periudhë ka arritur në 169.7 milionë euro. Në total, së bashku me tatimet, shuma e përgjithshme e të hyrave ka arritur në 693.8 milionë euro.

Dy serbë nga Mali i Zi që luftojnë për Rusinë kërcënojnë kryeministrin Kurti
Kurti: Aktgjykimi ndaj ish-krerëve të UÇK-së duhet të korrigjohet sa më parë
Aktivistët në Serbi po i heqin grafitet “Kur ushtria të kthehet në Kosovë”
Gjykata cakton paraburgim për dy të dyshuar për krime lufte
Qelaj: Gjykata Speciale ka shkelur të drejtat e njeriut në rastin e ish-krerëve të UÇK-së
Banka Botërore ndan 6.8 milionë dollarë shtesë për shëndetësinë në Kosovë
Kërcënohen me vrasje Ramush dhe Daut Haradinaj
As serbët nga veriu i Kosovës nuk i dhanë mbështetje të plotë Aleksandar Vuçiçit