Prishtinë, 16 shkurt 2026 07:02
Ylli i Kosovës Vedat Muriqi po vazhdon të shkëlqejë këtë edicion te Mallorca.
Pas supergolit ndaj Real Betisit, Muriqi është bërë golashënuesi më i mirë në Evropë për gola me kokë, plot gjashtë sosh.
Përpos kësaj, ai ka barazuar rekordin e legjendës së Mallorcas Pierre Webo për më së shumti gola me kokë në një sezon, rekord që s’ishte prekur që nga sezoni 2010/11.
“6 – Vedat Muriqi është golashënuesi më i mirë me kokë në top pesë ligat evropiane këtë edicion dhe është bërë lojtari i parë i Mallorcas që shënon gjashtë gola me kokë në një sezon të vetëm që prej Pierre Webo në sezonin 2010/11”, raporton “OptaJose”.
Këtë edicion, Muriqi po kalon sezonin më të mirë të karrierës, për të qenë golashënuesi i dytë më mirë në La Liga me 16 gola, shtatë më pak se ylli i Real Madridit Kylian Mbappe.
Megjithatë, në anën tjetër – Mallorca po vuan për rezultate pasi renditen në pozitën e 18-të me 24 pikë.

Laura Fazliu fiton medaljen e bronztë në Grand Slamin e Abu Dabit
Ballkani triumfon bindshëm ndaj Drenicës
Nacionalizmi serb shfaqet edhe në futboll, tifozët e “Yllit të Kuq” djegin figurat e Kurtit dhe Thaçit
Barcelona-Real Madrid: ‘El Clasico’ që mund ta ndryshojë historinë
Gjilani pret Llapin në hapje të xhiros së 11-të të Superligës
PSG-Barcelona, kryesfida e mbrëmjes në Ligën e Kampionëve
Koeficienti i pagave pritet të rritet në 120 euro nga korriku i vitit 2027, paralajmëron Kurti
Spajiç kërkon hetim parlamentar për ndikimin e mundshëm të Serbisë në mediat dhe bizneset e Malit të Zi
Pantiqi merret në pyetje nga Prokuroria për rastin e Ukshin Hotit
Dogana e Kosovës arkëton 186.6 milionë euro të hyra gjatë tetorit