Prishtinë, 14 shkurt 2026
Në kuadër të aktiviteteve për shënimin e Ditës së Pavarësisë së Kosovës, po mbahet edicioni i 18-të i garës tradicionale “Kupa e Pavarësisë”, një nga ngjarjet më të rëndësishme në kalendarin e sportit të shenjëtarisë në vend.
Kjo garë e organizuar nga Federata e Shenjëtarisë Sportive e Kosovës, ka mbledhur rreth 60 sportistë nga Kosova, Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut.
Presidenti i Federatës së Shenjëtarisë në Kosovë (FSHK-së), Gëzim Hazrolli tha për KosovaPress, se gara “Kupa e Pavarësisë” është e fokusuar në disiplinat pushkë standarde dhe pistoletë standarde.
“Në këtë garë jemi Klubi i Kosovës, Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut, janë rreth 60 sportistë që do të marrin pjesë në këtë garë kryesisht organizohet me sportistë më cilësor. Jemi të fokusuar në disiplinat pushkë standarde dhe pistoletë standarde. Është disiplina pak më e ngritur në Sportin e Shenjëtarisë. Për shkak të kohës që nuk mund të zhvillohen faktikisht edhe disiplina të tjera sot jemi të fokusuar vetëm në këtë disiplinë. Disiplinën që sot jemi duke e bërë merr kohë 1 orë e 15 minuta gara pra është pjesa e përgatitjes po kryesisht ka edhe disiplina që zgjasin mbi 5 orë” , tha ai.
Hazrolli shtoi se kjo garë mbledh të gjithë sportistët më cilësorë të kategorisë absolute të ndarë në gjini. Ai thotë se gara organizohet nga Federata e Shenjtarisë së Kosovës, ndërsa sportistët pjesëmarrës shpërblehen me medalje.
“Gara organizohet nga Federata e Shenjëtarisë së Kosovës, pa diskutim që ne kemi mbështetje kryesore nga Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit dhe nga Departamenti i Sportit por mbi të gjitha koordinimet bëhen edhe me Komitetin Olimpik të Kosovës……. Shpërblimi kryesor është kupa që e fiton njëri nga ekipet në bazë të rezultateve të të gjithë garuesve. Por janë edhe shpërblimet e tjera me të mira materiale dhe medalje” – shtoi Hazrolli.
Ndërsa, presidenti i Federatës Shqiptare të Qitjes Sportive në Shqipëri, Stefan Rrufa, tha se kjo garë tashmë është bërë traditë.

Laura Fazliu fiton medaljen e bronztë në Grand Slamin e Abu Dabit
Ballkani triumfon bindshëm ndaj Drenicës
Nacionalizmi serb shfaqet edhe në futboll, tifozët e “Yllit të Kuq” djegin figurat e Kurtit dhe Thaçit
Barcelona-Real Madrid: ‘El Clasico’ që mund ta ndryshojë historinë
Gjilani pret Llapin në hapje të xhiros së 11-të të Superligës
PSG-Barcelona, kryesfida e mbrëmjes në Ligën e Kampionëve
Koeficienti i pagave pritet të rritet në 120 euro nga korriku i vitit 2027, paralajmëron Kurti
Spajiç kërkon hetim parlamentar për ndikimin e mundshëm të Serbisë në mediat dhe bizneset e Malit të Zi
Pantiqi merret në pyetje nga Prokuroria për rastin e Ukshin Hotit
Dogana e Kosovës arkëton 186.6 milionë euro të hyra gjatë tetorit