Prishtinë, 10 Korrik 2025
Dy mjete të pashpërthyera gjenden në Kaçanik dhe Rahovec – FSK ndërhyn me shpërthim të kontrolluar.
Të mërkurën janë raportuar dy raste të gjetjes së mjeteve të pashpërthyera në vende të ndryshme të Kosovës – një në fshatin Kaçanik i Vjetër, pranë hekurudhës, dhe tjetri në Rahovec.
Sipas raportit të Policisë së Kosovës, në të dyja rastet kanë ndërhyrë njësitë për deminim të Forcës së Sigurisë së Kosovës (FSK), të cilat kanë realizuar shpërthimin e kontrolluar dhe të sigurt të mjeteve të rrezikshme.
Rasti 1 – Kaçanik
Një qytetar ka raportuar se ka hasur një mjet të dyshuar të pashpërthyer pranë hekurudhës në fshatin Kaçanik i Vjetër. Pas njoftimit, njësitet policore kanë siguruar vendin e ngjarjes, ndërsa njësitet e FSK-së kanë kryer shpërthimin e kontrolluar të mjetit. Për rastin është njoftuar edhe prokurori i shtetit.
Rasti 2 – Rahovec
Në Rahovec, një qytetar ka lajmëruar Policinë se gjatë punimeve me ekskavator në oborrin e shtëpisë së tij, ka hasur në një mjet të dyshuar. Pas intervenimit të policisë dhe FSK-së, është identifikuar një granatë dore A-6, e cila është tërhequr dhe asgjësuar në mënyrë të sigurt nga njësitet për deminim.

Dy serbë nga Mali i Zi që luftojnë për Rusinë kërcënojnë kryeministrin Kurti
Kurti: Aktgjykimi ndaj ish-krerëve të UÇK-së duhet të korrigjohet sa më parë
Aktivistët në Serbi po i heqin grafitet “Kur ushtria të kthehet në Kosovë”
Gjykata cakton paraburgim për dy të dyshuar për krime lufte
Qelaj: Gjykata Speciale ka shkelur të drejtat e njeriut në rastin e ish-krerëve të UÇK-së
Banka Botërore ndan 6.8 milionë dollarë shtesë për shëndetësinë në Kosovë
Kërcënohen me vrasje Ramush dhe Daut Haradinaj
As serbët nga veriu i Kosovës nuk i dhanë mbështetje të plotë Aleksandar Vuçiçit