Prishtinë, 13 shkurt 2026 08:06
Përzgjedhësi i Austrisë Ralf Rangnick i ka vlerësuar emocionuese përballjet me Kosovën.
Kosova ka rënë në grupin B3 të Ligës B të Ligës së Kombeve, me Austrinë, Izraelin dhe Republikën e Irlandës.
Pas shortit, ka reaguar për herë të parë Rangnick i cili përmendi faktin se Kosova mund të kualifikohet edhe për Kupën e Botës.
“Ajo që e shoh si pozitive në këtë grup është se nuk kemi luajtur ndaj ndonjërit prej tri kundërshtarëve gjatë periudhës time si përzgjedhës”.
“Ndeshjet në udhëtim mendoj se do të jenë të menaxhueshme. Kosova ende ka mundësi për t’u kualifikuar në Kupën e Botës, që është arritje shumë e madhe. Do të jenë ndeshje interesante dhe emocionuese si brenda ashtu edhe jashtë shtëpisë”, deklaroi ai.
Edicioni 2026/2027 i Ligës së Kombeve do të jetë i lidhur me kualifikimin në Evropianin 2028 në Britaninë e Madhe dhe Republikën e Irlandës.
Në bazë të rezultateve në Ligën e Kombeve, disa përfaqësuese do të kenë mundësi shtesë për t’u kualifikuar në Evropianin e atij viti nëpërmjet play-off.

Laura Fazliu fiton medaljen e bronztë në Grand Slamin e Abu Dabit
Ballkani triumfon bindshëm ndaj Drenicës
Nacionalizmi serb shfaqet edhe në futboll, tifozët e “Yllit të Kuq” djegin figurat e Kurtit dhe Thaçit
Barcelona-Real Madrid: ‘El Clasico’ që mund ta ndryshojë historinë
Gjilani pret Llapin në hapje të xhiros së 11-të të Superligës
PSG-Barcelona, kryesfida e mbrëmjes në Ligën e Kampionëve
Koeficienti i pagave pritet të rritet në 120 euro nga korriku i vitit 2027, paralajmëron Kurti
Spajiç kërkon hetim parlamentar për ndikimin e mundshëm të Serbisë në mediat dhe bizneset e Malit të Zi
Pantiqi merret në pyetje nga Prokuroria për rastin e Ukshin Hotit
Dogana e Kosovës arkëton 186.6 milionë euro të hyra gjatë tetorit