Mitrovicë e Veriut, 12 zhkurt 2026
Pas plot 26 vitesh, Xheladin Xhaka, një banor i Mitrovicës së Veriut, i cili jeton dhe punon në Finlandë për një kohë të gjatë, shkeli përsëri në apartamentin e familjes së tij në veri të qytetit.
Sipas tij, familja e tij u detyrua të largohej nga shtëpia e tyre pas luftës për shkak të situatës së pasigurt dhe frikës, sepse apartamenti i tyre ishte i zënë nga të tjerët.
“Pas luftës, nuk na lejohej të vinim. Kishte shumë tension, frikë dhe pasiguri. Apartamenti ynë ishte i zënë dhe nuk kishim ku të ktheheshim”, tha Xhaka.
Ai thekson se vendimi për t’u kthyer në shtëpinë e tij pas më shumë se dy dekadash nuk ishte i lehtë, por vinte nga zemra.
“Ky është qyteti im, rruga ime dhe shtëpia ime. Pas 26 vitesh, erdha me familjen time për të rihapur dyert e apartamentit ku u rrita. Për mua, kjo do të thotë një fillim i ri dhe paqe me të kaluarën”, tha Xhaka.
Ai shton se shpreson që kthimi i tij të jetë një mesazh se bashkëjetesa është e mundur dhe se njerëzit, pavarësisht nga e kaluara, kanë të drejtë të kthehen në shtëpitë e tyre.
“Është koha për të ndërtuar të ardhmen”, thotë ai.

Kurti për Triumf Rizën: Emri i tij, pjesë e historisë së Policisë së Kosovës
Kurti: Mbi 1,500 të pagjetur, lufta për familjet e tyre ende nuk ka përfunduar
Haxhiu: Mbi 1.500 persona ende të zhdukur, Serbia t’i hapë arkivat
Kosova shënon Ditën Ndërkombëtare të Personave të Zhdukur
Pas 27 vitesh, Trepça rikthen në menaxhim pronën në Zveçan
Kurti: Gjaku i dëshmorëve është në themelet e Republikës
Miliona euro për deponinë në veri të Kosovës, por mbeturinat vazhdojnë të hidhen në afërsi të rrjedhes së “Ibrit”