Prishtinë, 09 Korrik 2025
Qeveria në detyrë në mbledhjen e 264 të mbajtur sot, i ka ndarë 2 milion euro për të mbështetur punësimin e qytetarëve të komuniteteve joshumicë në tërë vendin, në kuadër të Masës 1.9 – Mbështetja e punësimit të personave nga komunitetet joshumicë të Pakos së Ringjalljes Ekonomike.
Ndërkohë, 1. 2 milion euro i ka rialokuar për 10 projekte kapitale në 10 komuna: Dragash, Ferizaj, Gjakovë, Han i Elezit, Klinë, Mitrovicë, Podujevë, Shtime, Prizren dhe Mamushë.
“Kjo mbështetje për komunat vijon në kuadër të Programit për Zhvillim Rajonal 2025 për nxitjen e zhvillimit të balancuar dhe të qëndrueshëm social e ekonomik brenda rajoneve”, thotë Qeveria.,
Ndërkohë kabineti në detyrë ka ndarë 580 mijë euro për bashkëfinancimin e projektit për ndërtimin e Shkollës së Muzikës dhe Muzeut të Preshevës.
Gjithashtu, në këtë mbledhje është miratuar nisma për lidhjen e Marrëveshjes së Grantit ndërmjet Kosovës, Asociacionit Ndërkombëtar për Zhvillim, për Grantin për Përgatitjen e Projektit “Programi – Nxitja dhe Levimi i Mundësive për Sigurinë e Ujit, Faza 2”.
“Ky grant ka për qëllim të ndihmojë Qeverinë në zhvillimin e një kornize rregullatore kombëtare për digat. Asistenca teknike e projektit siguron që Kosova është e përgatitur në mënyrë strukturore për zbatimin dhe mbikëqyrjen e sigurisë së digave, në përputhje me praktikat e mira ndërkombëtare. Financimi total i grantit: 1 milion dollarë dhe zbatuese e projektit do të jetë Ministria e Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës”
Kabineti në detyrë ka aprovuar kërkesën e Ministrisë së Kulturës, Rinisë dhe Sportit për të transferuar mjete buxhetore në vlerë prej 712,215 euro për mbulimin e obligimeve sipas Memorandumit të Mirëkuptimit, ndërmjet MKRS-së dhe Federatës së Volejbollit, Komitetit Olimpik të Kosovës.

Procedurat e Apelit që duhen ndjekur mbrojtjet e ish-krerët e UÇK-së
Protestuesit përleshen me policinë para objektit të Qeverisë
Hamza: Vendimi ndaj krerëve nuk u bë në emër të popullit, por kundër shtetit të Kosovës
Kurti: Aktgjykimi ndaj ish-krerëve të UÇK-së është padrejtësi e papranueshme
Video-lajm: Protuestuesit revoltohen para ndërtesës së EULEX-it
Rama reagon pas vendimit në Hagë: `MARRE`
Kandiqi i reagon Daçiqit: Politika jote rezultoi me varreza masive t`shqiptarëve