“Duhet t’i kundërvihemi mohimit të gjenocidit” – tha Guterres nga New Yorku
Me rastin e Ditës Ndërkombëtare të Përkujtimit të Gjenocidit në Srebrenicë, sekretari i përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara, Antonio Guterres, deklaroi nga selia e OKB-së në New York se bota duhet t’i kundërvihet me vendosmëri mohimit të gjenocidit, shtrembërimit të fakteve dhe revizionizmit historik.
“Duhet të sigurohemi që zërat e të mbijetuarve nga Srebrenica të dëgjohen edhe më tej. Vetëm përmes njohjes së dhimbjes së tyre mund të ndërtojmë besim të ndërsjellë dhe paqe të qëndrueshme”, tha Guterres.
Ai theksoi se OKB-ja dhe bashkësia ndërkombëtare kanë dështuar para popullit të Srebrenicës tridhjetë vjet më parë – dhe se ky dështim nuk ishte rastësor, por pasojë e vendimeve politike, propagandës dhe indiferencës ndërkombëtare.
Guterres shprehu mirënjohje të veçantë për nënat e Srebrenicës për luftën e tyre të gjatë për të vërtetën, drejtësinë dhe përgjegjësinë.
“Gjenocidi në Srebrenicë nuk ishte pasojë e luftës, por një fushatë e planifikuar dhe sistematike për zhdukjen e boshnjakëve,” theksoi ai, duke shtuar se drejtësia ndërkombëtare ka vërtetuar qartë se krimet e kryera në Srebrenicë përbëjnë gjenocid.
Ai kujtoi gjithashtu se përgjegjësia penale është individuale dhe nuk mund t’i atribuohet asnjë kombi, feje apo grupi të tërë.
Guterres paralajmëroi për përhapjen e gjuhës së urrejtjes, mohimin e gjenocidit dhe lavdërimin e kriminelëve të luftës, duke theksuar se ndaj këtyre dukurive duhet të kundërvihemi fuqishëm.
Komemoracioni në selinë e OKB-së u organizua nga Departamenti për Komunikim Global, Zyra e Këshilltarit Special për Parandalimin e Gjenocidit dhe Misioni i Përhershëm i Bosnjë dhe Hercegovinës në OKB, me pjesëmarrjen e diplomatëve, përfaqësuesve ndërkombëtarë dhe të mbijetuarve.

Dy serbë nga Mali i Zi që luftojnë për Rusinë kërcënojnë kryeministrin Kurti
Kurti: Aktgjykimi ndaj ish-krerëve të UÇK-së duhet të korrigjohet sa më parë
Aktivistët në Serbi po i heqin grafitet “Kur ushtria të kthehet në Kosovë”
Gjykata cakton paraburgim për dy të dyshuar për krime lufte
Qelaj: Gjykata Speciale ka shkelur të drejtat e njeriut në rastin e ish-krerëve të UÇK-së
Banka Botërore ndan 6.8 milionë dollarë shtesë për shëndetësinë në Kosovë
Kërcënohen me vrasje Ramush dhe Daut Haradinaj
As serbët nga veriu i Kosovës nuk i dhanë mbështetje të plotë Aleksandar Vuçiçit