Prishtinë, 3 shkurt 2026 17:59
Komuna e Prishtinës ka filluar zyrtarisht vlerësimin e dëmeve të shkaktuara nga vërshimet e muajit janar, të cilat u shkaktuan si pasojë e reshjeve të dendura të shiut dhe rritjes së niveleve të ujërave.
Lajmi u bë i ditur pas një takimi koordinues ndërmjet kryetarit të Prishtinës, Përparim Rama, dhe Komisionit Qendror për Vlerësimin e Dëmeve.
Sipas njoftimit, përmbytjet kanë shkaktuar dëme të konsiderueshme në banesa, biznese, bujqësi dhe infrastrukturë publike, duke prekur si zonat urbane ashtu edhe ato rurale të kryeqytetit.
Procesi i vlerësimit do të zhvillohet në përputhje me procedurat ligjore, me qëllim që dëmet të dokumentohen saktë dhe qytetarët e prekur të përfitojnë mbështetjen e nevojshme.
Nga Komuna e Prishtinës është bërë e ditur se bashkëpunimi me institucionet qendrore do të vazhdojë, ndërsa është premtuar transparencë dhe trajtim i barabartë për të gjitha rastet, në mënyrë që të lehtësohet sa më shpejt rimëkëmbja pas vërshimeve të janarit.

Shtatë lokale mbyllen në veri të Kosovës pas inspektimeve sanitare
Mbyllen disa lokale në veri të Mitrovicës dhe në Zveçan pas aksionit të inspektorateve
Rruga Korishë–Kabash në Prizren, investim prej 4.1 milionë eurosh
Ura në Graçanicë për 48,966 euro. Oferta është pothuajse identike me buxhetin e planifikuar nga Lista Serbe
Komuna e Mitrovicës së Veriut pa premtime dhe pa standarde të qarta llogaridhënie
Kryesuesi nga radhët e Listës Serbe ndërpret fjalën e asamblistes shqiptare
Kërcënohen me vrasje Ramush dhe Daut Haradinaj
As serbët nga veriu i Kosovës nuk i dhanë mbështetje të plotë Aleksandar Vuçiçit
Aktivistët në Serbi po i heqin grafitet “Kur ushtria të kthehet në Kosovë”
Mustafi: Shqiptarët e Luginës arritën mbi 27 mijë vota, rekord që nga viti 2000