Prishtinë, 31 janar 2026 09:31
Mbrëmjen e së premtes në fshatin Meliq të Hanit të Elezit një mur mbrojtës është shembur duke rënë mbi një veturë, në të cilën ishte drejtuesi i automjetit.
Në raportin 24 orësh bëhet e ditur se personi i lënduar është dërguar për trajtim mjekësor në QKUK, ndërkaq në vendin e ngjarjes kanë dalë policia, zjarrfikësit dhe emergjenca.
Është raportuar se një muri mbrojtës i rrugës së lartcekur është shembur dhe si pasojë ka zënë një automjet në të cilën gjendej viktima mashkull kosovar. Në vendin e ngjarjes kanë dalë policia, zjarrfikësit, emergjenca të cilët kanë nxjerrë viktimën nga vetura dhe është dërguar në QKUK për tretman mjekësor”, thuhet në raport.
Tutje siç thuhet në raport është njoftuar prokurori si dhe AME dhe me rekomandim të tyre familjet afër vendit të ngjarjes janë evakuuar, ndërsa një patrullë policore mbeten në sigurim të vendit të ngjarjes deri në zhvillimet e radhës.

Shtatë lokale mbyllen në veri të Kosovës pas inspektimeve sanitare
Mbyllen disa lokale në veri të Mitrovicës dhe në Zveçan pas aksionit të inspektorateve
Rruga Korishë–Kabash në Prizren, investim prej 4.1 milionë eurosh
Ura në Graçanicë për 48,966 euro. Oferta është pothuajse identike me buxhetin e planifikuar nga Lista Serbe
Komuna e Mitrovicës së Veriut pa premtime dhe pa standarde të qarta llogaridhënie
Kryesuesi nga radhët e Listës Serbe ndërpret fjalën e asamblistes shqiptare
Dy serbë nga Mali i Zi që luftojnë për Rusinë kërcënojnë kryeministrin Kurti
Kurti: Aktgjykimi ndaj ish-krerëve të UÇK-së duhet të korrigjohet sa më parë
Kërcënohen me vrasje Ramush dhe Daut Haradinaj
As serbët nga veriu i Kosovës nuk i dhanë mbështetje të plotë Aleksandar Vuçiçit