Mitrovicë, 25 janar 2026 13:43
Komuna e Mitrovicës ka ndërmarrë aksion për lirimin e hapësirave publike, duke larguar shitësit nga trotuaret dhe rrugët dhe duke i vendosur ata në hapësira të dedikuara për shitje dhe siguri ushqimore. Ky aksion është pjesë e angazhimit të vazhdueshëm institucional për vendosjen e rendit dhe rregullit në qytet.
Kryetari i Komunës së Mitrovicës, Faton Peci, ka theksuar se ndërtimi i një qyteti funksional kërkon bashkëpunim të ndërsjellë ndërmjet institucioneve dhe qytetarëve.
“Na duhet një qytet normal, na duhet angazhimi dhe mbështetja edhe e secilit qytetar. Komuna e Mitrovicës është e përkushtuar maksimalisht për rend, rregull dhe ligj”, ka deklaruar Peci.
Sipas tij, edhe gjatë vikendit ka vazhduar bashkëpunimi ndërmjet drejtorive komunale në mirëmbajtjen e përgjithshme të qytetit dhe në ofrimin e shërbimeve për qytetarët. Në kuadër të këtyre aktiviteteve, është larguar një deponi ilegale pranë një kopshti të fëmijëve, e cila për vite me radhë kishte qenë problem i pazgjidhur.
Po ashtu, janë realizuar intervenime në pastrimin e lumit Trepça, ndërsa në zonën e Lisicëve është ndërmarrë aksion për parandalimin e shembjes së rrugës si pasojë e rrëshqitjes së dheut. Në kuadër të lirimit të hapësirave publike, janë rrënuar edhe objekte të ndërtuara në mënyrë të paligjshme.
“Mitrovica do të jetë qytet funksional, i pastër, i gjelbër dhe i sigurt”, ka përfunduar kryetari i Komunës së Mitrovicës.

Shtatë lokale mbyllen në veri të Kosovës pas inspektimeve sanitare
Mbyllen disa lokale në veri të Mitrovicës dhe në Zveçan pas aksionit të inspektorateve
Rruga Korishë–Kabash në Prizren, investim prej 4.1 milionë eurosh
Ura në Graçanicë për 48,966 euro. Oferta është pothuajse identike me buxhetin e planifikuar nga Lista Serbe
Komuna e Mitrovicës së Veriut pa premtime dhe pa standarde të qarta llogaridhënie
Kryesuesi nga radhët e Listës Serbe ndërpret fjalën e asamblistes shqiptare
Dy serbë nga Mali i Zi që luftojnë për Rusinë kërcënojnë kryeministrin Kurti
Kurti: Aktgjykimi ndaj ish-krerëve të UÇK-së duhet të korrigjohet sa më parë
Kërcënohen me vrasje Ramush dhe Daut Haradinaj
As serbët nga veriu i Kosovës nuk i dhanë mbështetje të plotë Aleksandar Vuçiçit