Prishtinë, 25 janar 2026 08:55
Gjykata Themelore në Prizren ka caktuar nga një muaj paraburgim për 23 të pandehurit që dyshohen për manipulim votash, kanosje, marrje dhe dhënie të ryshfetit.
Masa është caktuar në katër seanca të mbajtura sot, ka njoftuar Prokuroria.
Sipas njoftimit 21 të pandehurve, O.Sh., V.B., A:K., B.B., A.H:, A.K., Gj.Sh., L.K., B.Xh., E.G., I.P., I.H., A:D., dhe B:B., D.Sh., J.H., S.B:, A.L., Q.K., A.V., M.J., i’u është caktuar masa e paraburgimit, në kohëzgjatje prej një muaji, për shkak të dyshimi të bazuar se secili veç e veç ka kryer veprën penale, falsifikimi i rezultateve të votimit.
Një të pandehure, A.V., i është caktuar masa e paraburgimit prej një muaji pasi dyshohet se ka kryer veprat “falsifikimi i rezultateve të votimit” dhe “marrja e ryshfetit”.
Ndërkaq i pandehuri G.P. në cilësinë e vëzhguesit, i është caktuar një muaj paraburgim pasi dyshohet për dhënie ryshfeti dhe kanosje.
Komisionerët në Qendrën Komunale të Numërimit në Prizren i devijuan rreth 70 mijë vota të kandidatëve për deputetë.
Gjatë numërimit të rezultateve i shtuan mbi 40 mijë vota për disa kandidatë e i hoqën mbi 27 mijë vota nga disa të tjerë.
Sipas Prokurorisë së Prizrenit, kjo u bë në koordinim mes komisonerëve të partive më të mëdha politike.

Mandati i KQZ-së në përfundim, disa parti ende pa propozime
KQZ e pezullon AKR-në për shkak te mosmbajtjes së kuvendit zgjedhor brenda afatit
KQZ për zgjedhjet e reja: Do të veprojmë në përputhje me mandatin kushtetues dhe ligjor
KQZ miraton rekomandimet për reformë zgjedhore, kërkohen edhe ndryshime ligjore
Supremja thotë se i ka shqyrtuar të gjitha ankesat kundër vendimeve të PZAP-së
Intervistohen 14 persona në Kllokot për dyshim për falsifikim të votave
Parashikimi i motit për sot, pritet edhe borë në disa zona
Banka Botërore parashikon rritje ekonomike prej 3.7 për qind në Kosovë
Sonte gjysmëfinalja e dytë e Ligës së Kampionëve, Atletico Madrid – Arsenal
Trump hedh poshtë propozimin iranian: Nuk do ta heqim bllokadën detare pa marrëveshje bërthamore