Prishtinë, 24 janar 2026 22:11
Kanë kaluar gati afër një muaj që nga mbajta e zgjedhjeve të 28 dhjetorit.
Por ende nuk ka përfunduar procesi i numërimit të votave.
Por kur pritet që të përfundoj i gjithë procesi i rinumërimit?
“Komisioni Qendror i Zgjedhjeve është duke u përpjekur maksimalisht që të përmbyllë në një kohë sa më të shpejtë rinumërimin e të gjitha vendvotimeve të mbetura, në mënyrë që të procedojë me shpalljen e rezultatit përfundimtar të zgjedhjeve të parakohshme për Kuvendin e Kosovës. KQZ planifikon që procesi i rinumërimit të të gjitha vendvotimeve të përmbyllet gjatë javës në vazhdim dhe kjo do të jap mundësi KQZ-së të shpall rezultatin përfundimtar”, tha zëdhënësi i KQZ-së, Valmir Elezi.
Zëdhënësi i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Valmir Elezi, ka treguar hapat e mëtutjeshme deri në certifikimin e rezultateve të zgjedhjeve të 28 dhjetorit.
“Pas përfundimit të rinumërimit, KQZ do të shpallë rezultatin përfundimtar të zgjedhjeve. Ashtu siç parashihet në Ligjin për Zgjedhjet e Përgjithshme, subjektet politike dhe kandidatët do te mund të parashtrojnë ankesat e tyre në PZAP dhe, eventualisht procesi mund të vazhdojë deri në Gjykatën Supreme. Natyrisht procesi i rinumërimit i heq të gjitha dilemat sa i përket rezultateve dhe kjo mund të zvogëlojë nevojën për ankesa, por KQZ duhet te presë afatin për paraqitjen dhe shqyrtimin e tyre para se te procedojë me certifikimin rezultatit të zgjedhjeve dhe njëkohësisht me përmbylljen e procesit zgjedhor”, tregoi ai.
Certifikimi i rezultateve i hap rrugë edhe formimi të institucioneve.
Prandaj, profesori universitar, Mazllum Baraliut , kërkon që ky proces të përfundohet sa më parë.
“Sa më parë, myqe Komisioni Qendror Zgjedhor thjesht me keqardhje ka një përgjegjësi serioze me këtë lejim të këtij defekti të kësaj papërgjegjësi të abuzimit me votat nëpër komuna të ndryshme, mendoj që duhet ta shtoj numrin e numëruesve në QNR dhe të bëhet sa më parë, pra nuk ka nevojë 12-13 ditë e as më shumë se kaq por shumë më pak se kaq në mënyrë që të kryhet sa më shpejt ky proces të bëhet shpallja e rezultateve të bëhet certifikimi i tyre dhe të caktohet seanca e Kuvendit”.
Për çështjen e manipulimit të votave, Prokuroria Themelore e Prizrenit madje ka nisur hetimet, ku të premten janë intervistuar mbi 100 personat të angazhuar nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve.

Mandati i KQZ-së në përfundim, disa parti ende pa propozime
KQZ e pezullon AKR-në për shkak te mosmbajtjes së kuvendit zgjedhor brenda afatit
KQZ për zgjedhjet e reja: Do të veprojmë në përputhje me mandatin kushtetues dhe ligjor
KQZ miraton rekomandimet për reformë zgjedhore, kërkohen edhe ndryshime ligjore
Supremja thotë se i ka shqyrtuar të gjitha ankesat kundër vendimeve të PZAP-së
Intervistohen 14 persona në Kllokot për dyshim për falsifikim të votave
Parashikimi i motit për sot, pritet edhe borë në disa zona
Banka Botërore parashikon rritje ekonomike prej 3.7 për qind në Kosovë
Sonte gjysmëfinalja e dytë e Ligës së Kampionëve, Atletico Madrid – Arsenal
Trump hedh poshtë propozimin iranian: Nuk do ta heqim bllokadën detare pa marrëveshje bërthamore