Prishtinë, 23 janar 2026 20:37
Bankat e shkollës në Koliq mbetën të zbrazëta edhe këtë të premte.
Ndonëse të hënën nga Drejtoria e Arsimit u tha se problemi i transportit është zgjidhur, në praktikë kjo nuk ka ndodhur.
Për këtë situate që po zgjatë prej nëntorit të vitit të kaluar, prindërit shprehen tejet të shqetësuar.
“Jo s’ka fillu ende transporti. S’ka kurgjo. Me na premtu po na premtojnë, po kot… Transporti publik kalon, katër-pesë herë, por orari nuk po ju përshtatet. Na nuk kena lyp sen prej tyre vetëm një lini për nxënësit”, deklaroi prindi Sabri Sheqiri.
Kësaj radhe, përgjegjësia po i adresohet Drejtorisë së Shërbimeve Publike.
Sipas mësimdhënësve të shkollës “Tefik Çanga”, orari i trasportit publik nuk përputhet me orarin mësimor.
“Po është e vërtet jo dy muaj po tre mujë. Që nga 1 nëntori i viti të kalum na është ndërpreh transporti edhe për neve mësimdhënsëit por edhe për nxënësit. Pra është një munges shumë e made… Shkaktari është tek shërbimet publike sepse s’di sa herë na kem bo kërkesa, por ata nuk i kanë marr parasysh”, tha arsimtari në shkollën “Tafik Çanga”, Faik Sheriki.
Megjithatë, drejtori i mobilitetit në komunën e Prishtinës, Donat Lushaku, thtoë se gjatë ditës është nënshkruar marrëveshja me operatorët privat.
“Ofrimi i sherbimit të transportit për mësimdhëneës dhe nxënës është në kompentec të Drejtorisë së Arsimit, andaj pas takimit me zyrtarët nga Drejtoria e Arsimit na njoftuan se janë në procedura të lidhjes së kontratave për transportin e nxënsëve dhe mësimdhësave, sot veç sa është nënshkruar një kontrat me një OE privat”.
Në këtë mënyrë, sipas Lushakut pritet që të zgjidhet ky problem.
Ndërkohë, eksperti i arsimit, Xhavit Rexha thotë se përgjegjësa për sigurimin e arsimit fillor është e qartë dhe panegociueshme.
“Sigurimi i arsimit fillor është përgjegjësi ekskluzive e komunës dhe e shtetit. Pa marr parasysh numrin e nxënësve, qoft edhe një nxënës, shteti është i obliguar që atyre të ju siguroj qasje të pa bllouar në shkollim. Dhe jo një muaj, por asnjë ditë nuk arsyetohet për munges të krijimit të kushteve fëmijeve, lagjeve apo kominiteteve që me i shkollu fëmijët e tyre. Kjo është totalisht e pa arsyeshme”, deklaroi Rexha.
Nxënësit nga lagjia “Podaj”, në Koliq, shkollën amë ku viojnë mësimin nxënësit nga klasa e gjashtë deri në të nëntën e kanë katër kilometra larg, andaj edhe vajtja në këmbë është e vështirë për ta.

Lista Serbe zvarrit zgjedhjen e nënkryetarëve shqiptarë në komunat veriore
Video-lajm: Vite të tëra pa përfunduar, objekti sportiv mbetet dëshmi e keqmenaxhimit nga Lista Serbe
Krasniqi kërkon nga tri komunat e veriut emërimin e nënkryetarëve për komunitete
Beton në vend të terrenit sportiv: Salla e papërfunduar që ngre pikëpyetje për premtimet e Listës Serbe
Ministria rrëzon kërkesën e Komunës së Mitrovicës së Veriut për heqjen e instalacionit “E dua Mitrovicën”
Protestuesit përleshen me policinë para objektit të Qeverisë
Hamza: Vendimi ndaj krerëve nuk u bë në emër të popullit, por kundër shtetit të Kosovës
Kurti: Aktgjykimi ndaj ish-krerëve të UÇK-së është padrejtësi e papranueshme
Video-lajm: Protuestuesit revoltohen para ndërtesës së EULEX-it