Prishtinë 20 janar 2026 10:12
Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, ka marrë pjesë sot në një panel diskutimi të mbajtur në Shtëpinë e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Davos, me temën “Besimi, Lidershipi dhe Amerika 250”.
Agjenda e ditës së Kryeministrit Kurti në kuadër të Forumit Ekonomik Botëror ka nisur me këtë panel, ku ai ishte i ftuar për të diskutuar rolin e besimit në udhëheqje dhe në ndërtimin e unitetit shoqëror e shtetëror, njofton zyra e Kryeministrit.
Bëhet e ditur se gjatë përgjigjeve të tij ndaj pyetjeve të adresuara nga moderatorët dhe pjesëmarrësit, Kurti theksoi se besimi përbën një shtyllë themelore të shërbimit publik dhe të kohezionit shoqëror në etapa të ndryshme të zhvillimit të një shteti. Ai vuri në pah se optimizmi për të ardhmen buron nga përpjekjet e vazhdueshme dhe angazhimi aktiv i shoqërive për ndryshim pozitiv.
Paneli është pjesë e iniciativës së Forumit Ekonomik Botëror “Komuniteti i Besimit në Veprim”, e cila synon të nxisë reflektim dhe bashkëpunim ndërmjet liderëve nga e gjithë bota, me fokus në ndërtimin e partneriteteve inovative në fushat e mjedisit, ekonomisë dhe teknologjisë, si dhe në përshpejtimin e bashkëpunimit global në kontekstin aktual shoqëror.

As serbët nga veriu i Kosovës nuk i dhanë mbështetje të plotë Aleksandar Vuçiçit
Mustafi: Shqiptarët e Luginës arritën mbi 27 mijë vota, rekord që nga viti 2000
Kuvendi mblidhet sot, në rend dite buxheti i vitit 2026 dhe Byroja për konfiskimin e pasurisë
Kamberi i hapur për bashkëpunim me Listën Studentore, por kërkon zgjidhje konkrete për shqiptarët
Memeti: Dy deputetë, mundësi më e madhe për përfaqësimin e shqiptarëve në Luginë
Çfarë e pret Listën Serbe dhe kuadrot e saj në Kosovë pas humbjes së Vuçiçit në zgjedhjet në Serbi?
Kërcënohen me vrasje Ramush dhe Daut Haradinaj
Aktivistët në Serbi po i heqin grafitet “Kur ushtria të kthehet në Kosovë”