Prishtinë, 7 Korrik 2025
Pesë zyrtarët policorë, suspendimin e të cilëve e kërkoi Inspektorati Policor, janë arrestuar, pasi dyshohen për veprën “vrasje nga pakujdesia”.
Të njëjtit kanë marrë pjesë në arrestimin e një burri në Lipjan, i cili më pas vdiq.
27-vjeçari, Agon Zejnullahu, ka vdekur në orët e para të së hënës, pak pasi është arrestuar nga policia në Lipjan, për shkak të dyshimeve se po sulmonte automjete e kalimtarë.
E, Alban Zejnullahu, vëllai i të ndjerit ka thënë se Agoni vdiq si pasojë e dhunës së ushtruar nga policia gjatë arrestimit.
“Ne nuk na ka njoftuar kurrgjë, na e kanë ndërruar dy-tri herë, jo kështu ka vdekur, jo kështu. Pasi i kemi parë videot, e kemi vërejtur që rasti ka qenë krejt ndryshe. Nga dhuna e tepruar e policëve, ka ardhur deri te vdekja edhe në bazë të videos siç duket”, ka thënë ai.

Procedurat e Apelit që duhen ndjekur mbrojtjet e ish-krerët e UÇK-së
Protestuesit përleshen me policinë para objektit të Qeverisë
Hamza: Vendimi ndaj krerëve nuk u bë në emër të popullit, por kundër shtetit të Kosovës
Kurti: Aktgjykimi ndaj ish-krerëve të UÇK-së është padrejtësi e papranueshme
Video-lajm: Protuestuesit revoltohen para ndërtesës së EULEX-it
Rama reagon pas vendimit në Hagë: `MARRE`
Kandiqi i reagon Daçiqit: Politika jote rezultoi me varreza masive t`shqiptarëve