Prishtinë, 7 Korrik 2025
Qendra Kombëtare për Menaxhim Kufitar e Kosovës ka njoftuar se është bllokuar hyrja dhe dalja në pikën kufitare me Maqedoninë e Veriut në Han të Elezit.
Njoftim me rëndësi:
Sot, më datë, 07.07.2025 rreth orës 16:00 nga pala e RMV-së jemi njoftuar se në Maqedoninë e Veriut është ndezur zjarr afër tunelit– Stankovec, në RMV dhe Policia e RMV-së e kanë ndalur qarkullimin e veturave dhe janë duke i orientuar drejtuesit e veturave që të gjejnë rrugë alternative për të kaluar në drejtimin Bllacë – Shkup apo anasjelltas. Për këtë arsyeje nuk ka qarkullim në hyrje të PKK Hani i Elezit.
Në ora 16:20 pala e RMV-së e ka bllokuar edhe hyrjen në RMV për të gjitha automjetet për arsyeje të zjarrit, i cili është për rreth magjistrales Tunel – Stankovec.
Për çdo informatë shtesë do t’u njoftojmë me kohë.


Dy serbë nga Mali i Zi që luftojnë për Rusinë kërcënojnë kryeministrin Kurti
Kurti: Aktgjykimi ndaj ish-krerëve të UÇK-së duhet të korrigjohet sa më parë
Aktivistët në Serbi po i heqin grafitet “Kur ushtria të kthehet në Kosovë”
Gjykata cakton paraburgim për dy të dyshuar për krime lufte
Qelaj: Gjykata Speciale ka shkelur të drejtat e njeriut në rastin e ish-krerëve të UÇK-së
Banka Botërore ndan 6.8 milionë dollarë shtesë për shëndetësinë në Kosovë
Kërcënohen me vrasje Ramush dhe Daut Haradinaj
As serbët nga veriu i Kosovës nuk i dhanë mbështetje të plotë Aleksandar Vuçiçit