Prishtinë 15 Janar 2026 08:43
Një ofensivë propagande e Serbisë që duhet të merret si alarm nga institucionet e Kosovës dhe komuniteti ndërkombëtar, për shkak të prapavijës së rrezikshme të “viktimizimit”.
Këshu ka deklaruar drejtori i Institutit Octopus, Arben Fetoshi, i cili ka shtuar se duke e kornizuar çdo incident si “valë të histerisë anti-serbe” në Kosovë, si sulm etnik nga shqiptarët dhe si dhunë të “falangave të Kurtit”, Serbia po përpiqet të “legjitimojë” ndërhyrjen e saj në Kosovë, pasi që “ndërkombëtarët po heshtin”.
Kështu, sot media në Serbi raportuan se serbët Dejan Simiq dhe Radovan Millosheviq janë plagosur në një shkëmbim zjarri në Deçan sot pas mesnatës, ndaj tyre qëlloi Ismet Zukaj.
Sipas “Politika” para krimit, ai ishte ulur me një “polic” të Kurtit në një tavolinë dhe kishte disa persona të tjerë në shoqërinë e tyre. Vrasësi është nga fshati Istiniq, një vendbanim në komunën e Deçanit në Kosovë, shkuran një media serbe,
Këto raportime drejtori i Institutit Octopus, Arben Fetoshi po i cilësohen propagandë serbe, me incidente ndëretnike. Ai ka paralajmëruar për një ofensivë të koordinuar propagandistike të Serbisë, e cila, sipas tij, paraqet rrezik serioz për stabilitetin dhe sigurinë në Kosovë
Sipas medias Politika, krimit nuk i parapriu ndonjë grindje, por Zukaj vetëm filloi të qëllonte ndaj serbëve dhe ky është një sulm i motivuar etikisht sepse Zukaj nuk i njeh njerëzit që qëlloi, as ata nuk e njohin atë. Ai qëlloi ndaj tyre vetëm sepse janë serbë!
Dejani dhe Radovani janë plagosur rëndë dhe ndodhen në spital në Prishtinë dhe Pejë.
Radovani u qëllua disa herë në stomak dhe iu nënshtrua një ndërhyrjeje kirurgjikale në spitalin e Pejës, ndërsa Dejani u qëllua në legen dhe ndodhet në spitalin e Prishtinës.
Dejani është një person i zhvendosur nga Peja, ndërsa Radovani është nga Deçani.

Koeficienti i pagave pritet të rritet në 120 euro nga korriku i vitit 2027, paralajmëron Kurti
Pantiqi merret në pyetje nga Prokuroria për rastin e Ukshin Hotit
Dogana e Kosovës arkëton 186.6 milionë euro të hyra gjatë tetorit
Pantiq e Zariq dalin para Gjykatës si të akuzuarve për krime lufte
Nis hetimi parlamentar për vrasjen e Arlinda Zekajt, nëntë ditë pas ngjarjes
Kurti: Eksporti është rritur për 27.5 për qind krahasuar me vitin 2021
Spajiç kërkon hetim parlamentar për ndikimin e mundshëm të Serbisë në mediat dhe bizneset e Malit të Zi