Prishtinë 15 Janar 2026 08:27
Forca e Sigurisë së Kosovës vazhdon t`i rrisë kapacitetet ushtarake, me dërgesën më të fundit të sistemeve raketore antitank OMTAS nga Turqia.
Nga ekspertë të sigurisë, ky zhvillim shihet si kontribut në stabilitetin dhe sigurinë në Ballkanin Perëndimor.
Ndërkohë që Ministria e Mbrojtjes ka bërë të ditur se priten edhe blerje të tjera strategjike, veçanërisht në mbrojtjen ajrore, për t`i përmbushur objektivat e anëtarësimit të Kosovës në NATO.
Forca e Sigurisë së Kosovës gjatë vitit të kaluar është furnizuar me automjete të blinduara e me dronë pa pilotë, ndërkohë që përgjatë këtij viti pritet të forcohet edhe me sisteme raketore të shteteve të fuqishme.
E fundit që u vendos në depot e armatimit të FSK-së ishte dërgesa e radhës e sistemeve raketore anti-tank OMTAS nga Turqia.
Ky zhvillim shihet si rritje e fleksibilitetit operacional dhe kapaciteteve të sigurisë së Ushtrisë së Republikës. Nga këndvështrimi i njohësve të sigurisë, armatosja e FSK-së nuk përbën kërcënim siç pretendon Serbia, përkundrazi hap rrugën e zhvillimit të ushtrisë dhe kontributit në rritjen e sigurisë në Ballkanin Perëndimor.
Armatimi i Forcës së Sigurisë lidhet me fazën e tranzicionit të saj dhe përpjekjet e anëtarësimit të Kosovës në Aleancën Veriatlantike të NATO-s.
” Ajo po shkon konfrom planit zhvillimor në fazen e tret dhe e ka tejkaluar kuptimin e e dinamikës edhe të ngritjes se kapaciteteve edhe te investimeve ne armatim trajnime e infrastrukturë diametralisht është e kundërta me tendencat e Serbisë per te krijuar pasigurisë përmes kërcënimeve hibride ndaj Kosovës. FSK ka tendenca që pas fazës së tranzicionit”, tha Nuredin Ibishi, njohës i çështjeve të sigurisë.Po plotësojnë kapacitete e sigurisë për veprim të plotë deri në viti 2028 ku është edhe qëllimi i RKS dhe Forcës që të anëtarësohet në NATO dhe të përfundojnë problemet në aspektin e sigurisë përRKS një herë e përgjithmonë …”, tha Arben Dashevci, njohës i çështjeve të sigurisë
Përveç armatimit aktual që Forca e Kosovës ka blerë, ministri Ejup Maqedoni ka bërë të ditur se priten edhe blerje të tjera në veçanti të mbrojtjes ajrore, e gjithë kjo nga vendet anëtare të NATO-s.
“Tanimë kemi kaluar në një stad tjetër me blerje që do të jenë kryesisht strategjike ku përfshihet mbrojtja ajrore”, tha Ejup Maqedonci, ministër në detyrë i Mbrojtjes.
Ministria e Mbrojtjes nënvizon se ky zhvillim i Ushtrisë pasqyron përpjekjet e Kosovës për t’u integruar në NATO dhe për t`i përmbushur standardet e sigurisë së kësaj Aleance.

Koeficienti i pagave pritet të rritet në 120 euro nga korriku i vitit 2027, paralajmëron Kurti
Pantiqi merret në pyetje nga Prokuroria për rastin e Ukshin Hotit
Dogana e Kosovës arkëton 186.6 milionë euro të hyra gjatë tetorit
Pantiq e Zariq dalin para Gjykatës si të akuzuarve për krime lufte
Nis hetimi parlamentar për vrasjen e Arlinda Zekajt, nëntë ditë pas ngjarjes
Kurti: Eksporti është rritur për 27.5 për qind krahasuar me vitin 2021
Spajiç kërkon hetim parlamentar për ndikimin e mundshëm të Serbisë në mediat dhe bizneset e Malit të Zi