Prishtinë, 14 janar 2026 08:39
Kompania Operatore e Sistemit, Transmisionit dhe Tregut (KOSTT) ka thënë se si rezultat i nominimeve të pamjaftueshme të energjisë elektrike nga KESCO për mbulimin e nevojave të konsumit, të Marten dhe të Mërkurën, Zona e Kontrollit e KOSTT-it po operon me jo-balanca të mëdha dhe të vazhdueshme, të cilat në orë të caktuara tejkalojnë mbi 200 megavat. Për pasojë, ka paralajmëruar reduktime.
Në një njoftim në rrjetet sociale, KOSTT-i ka bërë të ditur se ka ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme për stabilizimin e sistemit elektroenergjetik, përfshirë aktivizimin e shërbimeve ndihmëse të balancimit dhe organizimin e ankandeve brendaditore. Megjithatë, sipas kompanisë, për shkak të diferencës shumë të madhe ndërmjet energjisë së nominuar dhe konsumit real, këto masa nuk kanë qenë të mjaftueshme për të eliminuar plotësisht jo-balancat.
Në njoftim thuhet se këto devijime po ndikojnë negativisht në rrjetin interkonektiv evropian dhe po rrisin ndjeshëm rrezikun për stabilitetin e sistemit, duke mundur të sjellin pasoja serioze për KOSTT-in, përfshirë masa ndëshkuese dhe rrezikim të Marrëveshjes së Kyçjes me ENTSO-E.
Në këto rrethana, për të garantuar funksionimin e sigurt të sistemit elektroenergjetik dhe për të mbrojtur integritetin e rrjetit, KOSTT-i ka paralajmëruar se është i detyruar të aplikojë kufizime të ngarkesës, respektivisht reduktime të energjisë elektrike, sipas nevojës dhe në përputhje me përgjegjësitë ligjore dhe operative.

Dogana e Kosovës arkëton 186.6 milionë euro të hyra gjatë tetorit
Pantiq e Zariq dalin para Gjykatës si të akuzuarve për krime lufte
Nis hetimi parlamentar për vrasjen e Arlinda Zekajt, nëntë ditë pas ngjarjes
Kurti: Eksporti është rritur për 27.5 për qind krahasuar me vitin 2021
Mbi 2 mijë të mbijetuar me status zyrtar, drejtësia mbetet sfidë
Emrat e të dyshuarve: Serbë që dyshohet se morën pjesë në krime lufte
Ministria e Kulturës ndan afro 200 mijë euro për restaurimin e Përmendores së Minatorëve në Mitrovicë