Prishtinë, 13 janar 2026 18:53
Dhomat e Specializuara dhe Zyra e Prokurorit tё Specializuar tё Kosovёs, kanë reaguar sot pasdite ndaj Avokatit të Popullit në Kosovës (AIP), që përmes një letre të dërguar në adresën e kryetares së kësaj gjykate, Ekaterina Trendafilova, ka ngritur shqetësime, ndër tjerash, për pranimin e disa dokumenteve nga Serbia.
Sipas një njoftimi, Gjykata Speciale ka reaguar ndaj Avokatit të Popullit në Kosovës, që përmes një letre të dërguar në adresën e kryetares së kësaj gjykate, Ekaterina Trendafilova, ka ngritur shqetësime, ndër tjerash, për pranimin e disa dokumenteve nga Serbia.
“FAKT: Një vendim për të pranuar prova nga Prokuroria ose Mbrojtja nuk është tregues sa peshë ose besueshmëri do t’u japin gjykatësit atyre, në qoftë se do t’u japin peshë. Ky vendim merret në kuadër të aktgjykimit në fund të paraqitjes së provave”, thuhet në postimin e Speciales në X.
Më tej në reagimin e Gjykatës Speciale, thuhet se gjatë kuvendimeve për lëshimin e aktgjykimit, trupi gjykues vlerëson secilën provë duke mbajtur parasysh tërësinë e provave të administruara në gjykim.
“Gjatë shqyrtimit nëse janë vërtetuar pretendimet faktike, trupi gjykues bën një vlerësim dhe peshim tërësor duke i marrë provat në tërësi. Rregullorja nuk lejon që verdikti i fajësisë të bazohet vetëm në provat e një dëshmitari që Mbrojtja nuk ka pasur mundësinë ta marrë në pyetje”, thuhet në reagimin e Gjykatës Speciale.

Dogana e Kosovës arkëton 186.6 milionë euro të hyra gjatë tetorit
Pantiq e Zariq dalin para Gjykatës si të akuzuarve për krime lufte
Nis hetimi parlamentar për vrasjen e Arlinda Zekajt, nëntë ditë pas ngjarjes
Kurti: Eksporti është rritur për 27.5 për qind krahasuar me vitin 2021
Mbi 2 mijë të mbijetuar me status zyrtar, drejtësia mbetet sfidë
Emrat e të dyshuarve: Serbë që dyshohet se morën pjesë në krime lufte
Ministria e Kulturës ndan afro 200 mijë euro për restaurimin e Përmendores së Minatorëve në Mitrovicë