Prishtinë, 13 janar 2026 18:31
Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka njoftuar se Komuna ka siguruar banesa me qira për familjet e prekura nga vërshimet, shpenzimet e të cilave do të mbulohen nga Kryeqyteti për një periudhë prej gjashtë muajsh.
Përmes një postimi në Facebook, Rama ka bërë të ditur se ka vizituar disa nga familjet e evakuuara nga Drejtoria për Siguri dhe Emergjenca në Kryeqytet.
Ai ka theksuar se Komuna e Prishtinës do të vazhdojë të jetë e angazhuar për sigurinë dhe mirëqenien e qytetarëve.
“Për familjet e prekura nga vërshimet kemi siguruar banesa me qira, të cilat Kryeqyteti do t’i mbulojë për gjashtë muaj. Sot vizitova disa nga familje të evakuara nga Drejtoria për Siguri dhe Emergjenca në Kryeqytet. Do të vazhdojmë të jemi të angazhuar për sigurinë dhe mirëqenien e qytetareve të Kryeqytetit”, ka njoftuar Rama.

Shtatë lokale mbyllen në veri të Kosovës pas inspektimeve sanitare
Mbyllen disa lokale në veri të Mitrovicës dhe në Zveçan pas aksionit të inspektorateve
Rruga Korishë–Kabash në Prizren, investim prej 4.1 milionë eurosh
Ura në Graçanicë për 48,966 euro. Oferta është pothuajse identike me buxhetin e planifikuar nga Lista Serbe
Komuna e Mitrovicës së Veriut pa premtime dhe pa standarde të qarta llogaridhënie
Kryesuesi nga radhët e Listës Serbe ndërpret fjalën e asamblistes shqiptare
Dy serbë nga Mali i Zi që luftojnë për Rusinë kërcënojnë kryeministrin Kurti
Kurti: Aktgjykimi ndaj ish-krerëve të UÇK-së duhet të korrigjohet sa më parë
Kërcënohen me vrasje Ramush dhe Daut Haradinaj
As serbët nga veriu i Kosovës nuk i dhanë mbështetje të plotë Aleksandar Vuçiçit