Prshtinë 13 janar 2026 08:17
Blloku B1 i Termocentralit “Kosova B”, ka dalë jashtë funksionit mëngjesin e së martës, duke përkeqësuar më tej situatën e furnizimit me energji elektrike në vend.
Kosova vazhdon të përballet me krizë energjetike, pasi ka pasur ditë që është shënuar gjenerim zero nga disa blloqe prodhuese. Sipas burimeve, problemi më delikat aktualisht është pikërisht ai në bllokun B1.
Dalja nga funksioni e këtij blloku rrit varësinë nga importi i energjisë elektrike dhe rrezikon stabilitetin e furnizimit, sidomos në orët e pikut të konsumit.
Institucionet energjetike ende nuk kanë dhënë një njoftim zyrtar për kohën e rikthimit në operim të këtij blloku.
Ndërkohë, ditë më parë, konkretisht më 8 janar jashtë funksionit doli edhe blloku A4.
Kështu kishte bërë të ditur njohësja e energjisë, Janina Ymeri, e cila theksoi se që nga 1 janari ka pasur dy rënie të blloqeve, sepse ditë më parë zero gjenerim kushte pasur sërish B1

Dogana e Kosovës arkëton 186.6 milionë euro të hyra gjatë tetorit
Pantiq e Zariq dalin para Gjykatës si të akuzuarve për krime lufte
Nis hetimi parlamentar për vrasjen e Arlinda Zekajt, nëntë ditë pas ngjarjes
Kurti: Eksporti është rritur për 27.5 për qind krahasuar me vitin 2021
Mbi 2 mijë të mbijetuar me status zyrtar, drejtësia mbetet sfidë
Emrat e të dyshuarve: Serbë që dyshohet se morën pjesë në krime lufte
Ministria e Kulturës ndan afro 200 mijë euro për restaurimin e Përmendores së Minatorëve në Mitrovicë