Prishtinë 12 Janar 2026 10:30
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, publikoi në rrjetet sociale një video të fjalimit të saj në Këshillin e Sigurimit të Kombeve të Bashkuara në prill 2024, duke theksuar angazhimin e saj për mbrojtjen e Kosovës dhe kundërshtimin e propagandës së Serbisë.
“Drejtësi dhe fakte! 5 vite pa ndalë në mbrojtje të Kosovës dhe kundër propagandës së Serbisë!”, ka shkruar Osmani krahas videos.
Në seancë, presidentja ishte e shoqëruar nga katër gra, viktima të luftës në Kosovë,Elhame Muqolli, Fahrije Hoti, Vasfije Krasniqi dhe Shyhrete Tahiri, që përfaqësuan zërin e mijëra viktimave të krimeve të luftës dhe dhunës seksuale.
Gjatë fjalimit, Osmani hodhi poshtë deklaratat e presidentit serb, Aleksandar Vuçiq, duke i cilësuar si të pavërteta dhe propagandistike, dhe i bëri thirrje Këshillit të Sigurimit të vizitojë Kosovën për të parë nga afër përparimin demokratik të vendit.
“Ajo çka deklaroi Vuçiq nuk është e vërtetë. Ju ftoj të vizitoni Kosovën dhe të shihni vetë zhvillimin dhe demokracinë që kemi arritur. Mund të vendosni vetë nëse do t’u besoni syve tuaj apo gënjeshtrave të tij”, theksoi presidentja.
Osmani nënvizoi se Kosova e sotme është ndërtuar mbi dhimbjen e së kaluarës dhe se paqja nuk mund të arrihet pa përballuar atë. Ajo i bëri thirrje Vuçiqit që të reflektojë mbi rolin e regjimit të kaluar dhe të kërkojë falje për krimet e kryera.

Në Zubin Potok identifikohen mbetje kockore të dyshuara të së paku 23 individëve
Zelenksy tha se nuk e njeh Kosovën, protestuesit në Tiranë i ndryshojnë emrin rrugës “Ukraina e lirë”
Haxhiu: Seanca konstituive pritet të mbahet në fillim të gushtit
Prokuroria: Hetimet dëshmojnë rolin kyç të Serbisë në përgatitjet për sulmin terrorist në Banjskë
Sinani: Raporti i KE-së konfirmon përkeqësimin e të drejtave të shqiptarëve në Luginë
Haxhiu sot pret në takim kryetarin e KQZ-së pas shpërndarjes së Kuvendit
Video-lajm: Protuestuesit revoltohen para ndërtesës së EULEX-it
Rama reagon pas vendimit në Hagë: `MARRE`
Albulena Haxhiu porosi familjes së Thaçit, Veselit, Krasniqit e Selimit: Kosova është me ju
Specialja dënon Kadri Veselin me 18 vjet burgim