Beograd, 06 Korrik 2025
Protestat e studentëve në Serbi kanë hyrë në ditën e tetë, teksa pushteti i Aleksandar Vuçiqit nuk po zmbrapset.
Kryetari i Partisë Demokratike të Serbisë, Sergjan Millivojeviq, tha se ia ka dorëzuar BE-së një listë me emra e mbiemra të policëve të cilët sipas tij, kanë shkelur ligjet për shkak të ndërhyrjeve brutale.
Deputeti opozitar tha se me këtë listë thërrasin BE-në që policëve të shtetit të tij e që janë të renditur aty të ju ndalohet hyrja në 27 shtetet e unionit evropian.
Kurse një listë, ndonëse jo-zyrtarisht është përpiluar dhe qarkullon, edhe me emrat e mbiemrat e afër 200 persona të cilët tash e sa muaj po i bëjnë roje fizike Vuçiqit.
Në këtë listë që ende nuk është zyrtare figurojnë edhe emrat e disa terroristëve që morën pjesë në agresionin në Banjskë dhe ndaj të cilëve Prokuroria Speciale e Kosovës ka ngritur aktakuzë për ta.

Miliband: Rusia nuk po e fiton luftën në Ukrainë
Sulm me dron rus në stacionin hekurudhor në Dnipro, 13 të vrarë dhe 10 të plagosur
Shkon në 64 numri i viktimave nga përplasja e trenave në Spanjë
Tragjedi hekurudhore në Spanjë, 46 të vdekur nga përplasja mes trenave
Trump mund të urdhërojë sulm të ri ndaj Iranit, ushtria amerikane në gatishmëri
Melania Trump ndërmjetëson armëpushimin mes Rusisë dhe Ukrainës në një qytet
Dy serbë nga Mali i Zi që luftojnë për Rusinë kërcënojnë kryeministrin Kurti
Kurti: Aktgjykimi ndaj ish-krerëve të UÇK-së duhet të korrigjohet sa më parë
Kërcënohen me vrasje Ramush dhe Daut Haradinaj
As serbët nga veriu i Kosovës nuk i dhanë mbështetje të plotë Aleksandar Vuçiçit