Beograd, 06 Korrik 2025
Protestat dhe bllokadat vazhdojnë në disa qytete të Serbisë
Edhe sot në disa qytete të Serbisë po mbahen protesta, bllokime të rrugëve dhe kryqëzimeve, ndërsa për mbrëmjen janë paralajmëruar tubime në mbështetje të personave të arrestuar gjatë protestave.
Në lagjen Zemun, bllokada vazhdon. Qytetarët kanë vendosur në rrugë mbeturina ndërtimi, mobilje të vjetra dhe barrikada të ndryshme. Aty ndodhet edhe një mbishkrim simbolik që paraqet pikën kufitare Jarinjë.
Policia në qytetin Uzicë ka paralajmëruar qytetarët se do të shpërndajë bllokimin e rrugës kryesore. Pas kësaj, protestuesit kanë vendosur të kalojnë rrugën në vendkalimin për këmbësorë, duke bllokuar kështu qarkullimin pa shkelur ligjin.
Para ndërtesës së Arkivit të Vojvodinës janë vizatuar dy zebër – kafshë – si reagim ndaj një deklarate të një drejtuesi institucional, i cili tha se “duhet të hiqen kalimet për këmbësorë për të ndëshkuar më lehtë qytetarët që bllokojnë rrugët”.
Tre protestues nga qyteti Çaçak janë arrestuar nën akuzën për sulm ndaj policisë gjatë një proteste që ishte mbajtur para zyrave të një partie qeveritare.
Policia njoftoi se të arrestuarit janë të moshave 21, 28 dhe 38 vjeç, dhe ndaj tyre rëndon akuza për sulm ndaj një zyrtari gjatë kryerjes së detyrës.
Në qytetin Sremska Mitrovicë, protestuesit kanë fishkëllyer në plazh si shenjë pakënaqësie. Në një varkë ishte shkruar “Mjaft me gënjeshtra”.
Shoqata e punonjësve shëndetësorë të Serbisë ka paralajmëruar një tubim mbështetjeje sonte në orën 19:00 përpara burgut qendror në Beograd, në mbështetje të mjekut anesteziolog që u arrestua gjatë një proteste, ndërsa po ofronte ndihmë mjekësore.
Në të njëjtën kohë, protestë është paralajmëruar edhe nga banorët e qytetit Bor.

Miliband: Rusia nuk po e fiton luftën në Ukrainë
Sulm me dron rus në stacionin hekurudhor në Dnipro, 13 të vrarë dhe 10 të plagosur
Shkon në 64 numri i viktimave nga përplasja e trenave në Spanjë
Tragjedi hekurudhore në Spanjë, 46 të vdekur nga përplasja mes trenave
Trump mund të urdhërojë sulm të ri ndaj Iranit, ushtria amerikane në gatishmëri
Melania Trump ndërmjetëson armëpushimin mes Rusisë dhe Ukrainës në një qytet
Dy serbë nga Mali i Zi që luftojnë për Rusinë kërcënojnë kryeministrin Kurti
Kurti: Aktgjykimi ndaj ish-krerëve të UÇK-së duhet të korrigjohet sa më parë
Kërcënohen me vrasje Ramush dhe Daut Haradinaj
As serbët nga veriu i Kosovës nuk i dhanë mbështetje të plotë Aleksandar Vuçiçit