Prizren, 8 janar 2026 18:29
Një aksion i gjerë i Prokurorisë Themelore në Prizren, në bashkëpunim me Policinë e Kosovës – Drejtorinë për Hetimin e Krimeve Ekonomike, ka rezultuar me arrestimin e 39 personave dhe sekuestrimin e mbi 1.3 milion eurosh, gjatë hetimeve për keqpërdorime në Byronë Kosovare të Sigurimeve.
Hetimet disa mujore, të cilat kanë përfshirë masa të veçanta hetimore, zbuluan se të dyshuarit dyshohet se kanë kryer transaksione fiktive, kanë përdorur dokumente të falsifikuara dhe kanë vepruar pa dokumentacion mbështetës, duke shkaktuar dëm material në vlerë prej mbi 1 milion euro.
Gjatë aksionit janë sekuestruar gjithashtu 23.700 euro para të gatshme, ari, aksesorë dhe orë dore, dy armë zjarri, pajisje elektronike, si dhe dokumente dhe kontrata të ndryshme.
Prokuroria ka bërë të ditur se ekziston dyshimi i arsyeshëm për kryerjen e veprave penale “Keqpërdorimi i besimit”, “Keqpërdorimi i autorizimeve ekonomike”, “Falsifikimi i dokumenteve” dhe veprën penale “Keqpërdorimi i besimit” në ndihmë, sipas Kodit Penal të Republikës së Kosovës.
Në hetime kanë qenë të përfshirë gjithsej 47 persona në cilësinë e të pandehurve, përfshirë edhe një person juridik. Të arrestuarit ndodhen nën masën e ndalimit prej 48 orësh, ndërsa Prokuroria do të parashtrojë kërkesë për caktimin e masave për sigurimin e prezencës së tyre në procedurë.
Aksioni u realizua nga tetë prokurorë të shtetit dhe rreth 400 zyrtarë policorë. Prokuroria Themelore në Prizren ka theksuar se mbetet e përkushtuar maksimalisht në luftimin e veprimtarive të kundërligjshme dhe në forcimin e sundimit të ligjit në vend.

Sekuestrohen armë zjarri në Zubin Potok, arrestohen dy persona
Dyshohet për vrasje të rëndë në Gjilan, arrestohet 65-vjeçari
Gjenden të vdekur një 27-vjeçar dhe një foshnje në Demiraj të Gjilanit
Kërcënohen me vrasje Ramush dhe Daut Haradinaj
Raportohet për një bombë në Shkollën Fillore “Stana Baqanin” në Leshak, rasti nën hetim
Arrestohet i dyshuari për vrasjen e rëndë në Vitomiricë të Pejës
Ministria e Kulturës ndan afro 200 mijë euro për restaurimin e Përmendores së Minatorëve në Mitrovicë
Lista Studentore distancohet nga Lista Serbe, reagon Von Cramon
Rusia e zhvendos luftën përtej frontit, sa e përgatitur është Kosova për kërcënimet hibride?