Suharekë, 7 janar 2026 22:30
Një grua 43-vjeçare nga fshati Grejkovc, Komuna e Suharekës, ka ndërruar jetë sot pasdite në Spitalin e Prizrenit, në dyshim se ka konsumuar preparate kimike.
Lajmin për RTKlive e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Prizrenit, Shaqir Bytyqi.
“Sot, më 07.01.2026, rreth orës 11:40, Policia ka pranuar informacionin se një grua rreth 43-vjeçare nga fshati Grejkovc, Komuna e Suharekës, ishte dërguar në Spitalin Rajonal të Prizrenit në gjendje të rëndë shëndetësore, me dyshimin se kishte konsumuar preparate kimike”, ka deklaruar Bytyqi.
“Rreth orës 15:00, Policia është informuar nga QKUK-ja se viktima nuk ka arritur të mbijetojë dhe, si pasojë, ka ndërruar jetë”, ka shtuar ai.
Me urdhër të Prokurorit të Shtetit, trupi i pajetë është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore në Prishtinë. Policia, në koordinim me Prokurorinë, ka hapur rastin “Hetim i vdekjes” dhe po ndërmerr të gjitha veprimet hetimore për të sqaruar rrethanat e ngjarjes.

Sekuestrohen armë zjarri në Zubin Potok, arrestohen dy persona
Dyshohet për vrasje të rëndë në Gjilan, arrestohet 65-vjeçari
Gjenden të vdekur një 27-vjeçar dhe një foshnje në Demiraj të Gjilanit
Kërcënohen me vrasje Ramush dhe Daut Haradinaj
Raportohet për një bombë në Shkollën Fillore “Stana Baqanin” në Leshak, rasti nën hetim
Arrestohet i dyshuari për vrasjen e rëndë në Vitomiricë të Pejës
Lista Studentore distancohet nga Lista Serbe, reagon Von Cramon
Rusia e zhvendos luftën përtej frontit, sa e përgatitur është Kosova për kërcënimet hibride?