Prishtinë 07 janar 2026 16:10
Zëvendëskryeministri në detyrë, Besnik Bislimi thotë se një ditë më parë dezinformata të shumta dhe propagandë nga portale në Kosovë u përhapën duke keqinterpretuar, siç thotë ai, qëllimshëm një artikull të gazetës zvicerane NZZ.
“Është për keqardhje me sa lehtësi dhe shpejtësi krijohen dhe shpërndahen dezinformatat me synim informimin e rrejshëm ndaj opinionit publik dhe çorientim të së vërtetës”, ka shkruar në reagimin e tij, Bislimi.
Thotë se si zëvendëskryeministër i Qeverisë së Republikës së Kosovës, apo në kapacitet tjetër, asnjëherë nuk ka pasur takime “të fshehta e sekrete”, e aq më pak me personazhe si Marko Gjuriq.
“As gazeta serioze zvicerane NZZ nuk aludoi në shkrimin e saj që nga publikimi në asnjë moment për një takim të tillë, por ishin portalet joprofesionale dhe gazetarë joprofesionalë që raportuan rrejshëm në atë mënyrë, duke keqpërdorur artikullin nga NZZ”, ka shkruar Bislimi.
Zëvendëskryeministri në detyrë ka paralajmëruar padi. “Dezinformatat e shumta të shpërndara në mënyrë të qëllimshme do t’i adresoj përmes ankesës/padisë në institucionet relevante”, ka shkruar ai.

Spajiq thotë se dy shtete po përgatisin destabilizimin e Malit të Zi, “Vijesti” përmend Shqipërinë e Serbinë
Haxhiu fton liderët e partive politike në takim të përbashkët të martën
Sveçla: Epoka e spastrimit etnik ka marrë fund, Paunoviq shpallet “non grata” në Republikën e Kosovës
Kurti: Ne tražimo prečice, niti zadnja vrata, već samo meritokratski proces za integraciju u EU
Live: Albulena Haxhiu zgjidhet kryetare e Kuvendit
Situata është vërtet serioze”, eurodeputeti Stir pasi vizitoi Serbinë
Procedurat e Apelit që duhen ndjekur mbrojtjet e ish-krerët e UÇK-së
Kandiqi i reagon Daçiqit: Politika jote rezultoi me varreza masive t`shqiptarëve
Protestuesit përleshen me policinë para objektit të Qeverisë
Hamza: Vendimi ndaj krerëve nuk u bë në emër të popullit, por kundër shtetit të Kosovës