Prishtinë, 29 dhjetor 2025 06:34
Lëvizja Vetëvendosje ka arritur fitore bindëse në zgjedhjet e parakohshme të së dielës. Sipas rezultateve preliminare të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, LVV-ja ka rritjen më të madhe me 49 për qind të votave ose mbi 429 mijë vota, 7 për qind më shumë krahasuar me zgjedhjet e 9 shkurtit, pa i llogaritur votat nga diaspora, votat me kusht dhe ato të personave me nevoja të veçanta. Ky rezultat ia mundëson asaj ta krijojë qeverinë e vetme, me komunitetet joshumicë joserbe. Në vendin e dytë renditet PDK-ja me 21,16 për qind, derisa rënien më të madhe e ka pësuar Lidhja Demokratike duke rënë nën 14 për qind.
Me një pjesëmarrje prej 44.59 për qind, Lëvizja Vetëvendosje ka dalë forcë e parë me gati 50 për qind të votave të fituara në zgjedhjet e së dielës.
Sipas rezultateve preliminare të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, LVV-ja shënoi rritjen më të madhe, duke fituar mbi 49 për qind të votave ose mbi 429 mijë vota. Rritje kjo krahasuar me zgjedhjet e 9 shkurtit të këtij viti, kur VV-ja fitoi 396,787 vota apo 42,30 për qind.
Në vendin e dytë u rendit Partia Demokratike e Kosovës (PDK) me 21,16 për qind ose 178,422 vota, rezultat afërsisht i ngjashëm me atë të shkurtit, apo një rritje prej rreth 1 për qind. Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK) shënoi rënien më të madhe krahasuar me zgjedhjet e 9 shkurtit, duke marrë 13,79 për qind të votave (116,224 vota).
Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), sipas rezultateve preliminare, ka arritur ta kalojë pragun zgjedhor me 5,74 për qind ose 48,416 vota. Nisma Socialdemokrate nuk arriti të kalojë pragun, duke mbetur nën të me 1,72 për qind të votave.
Lista Serbe, si partia më e madhe e komunitetit serb, ka deklaruar se ka siguruar të gjitha 10 ulëset e rezervuara për serbët në Kuvend, me rreth 90 për qind të votave nga ky komunitet.
Nga përllogaritjet sipas formulës “D’Hondt”, LVV-ja ka siguruar 56 ulëse në Kuvend, teksa PDK-ja ka 23, LDK-ja 15, dhe AAK-ja 6 ulëse. Ulëset e tjera ndahen për komunitetet joserbe dhe serbe.
Vetëvendosje ka fituar edhe në shumicën e komunave të vendit, përfshirë bastionet tradicionale të partive opozitare

Këto janë adresat e 38 qendrave të votimit me kusht për zgjedhjet e 7 qershorit
Mandati i KQZ-së në përfundim, disa parti ende pa propozime
KQZ e pezullon AKR-në për shkak te mosmbajtjes së kuvendit zgjedhor brenda afatit
KQZ për zgjedhjet e reja: Do të veprojmë në përputhje me mandatin kushtetues dhe ligjor
KQZ miraton rekomandimet për reformë zgjedhore, kërkohen edhe ndryshime ligjore
Supremja thotë se i ka shqyrtuar të gjitha ankesat kundër vendimeve të PZAP-së
Një muaj paraburgim për 16-vjeçarin për vrasjen në Kobaj të Prizrenit
Elezi: Numërimi i votave me postë pritet të përfundojë në mesjavë, pason numërimi i votave me kusht
Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike apelon për vaksinimin e fëmijëve pas rasteve me fruth në Kosovë
Prokuroria kërkon që lënda ndaj Çedomir Aksiqit të bashkohet me atë ku akuzohet bashkë me 20 të tjerë për masakrën e Reçakut