Prishtinë, 28 dhjetor 2025
Sipas rezultateve paraprake të publikuara nga KQZ-ja, Lëvizja VETËVENDOSJE! ka dalë forcë e parë në zgjedhjet e fundit, duke siguruar 50,06% të votave, ose 354,372 vota në nivel vendi.
Këto rezultate pasojnë pas numërimit të mbi 73 për qind të votave.
Në vendin e dytë renditet Partia Demokratike e Kosovës (PDK) me 20,66% apo 146,256 vota, ndërsa Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK) zë vendin e tretë me 14,12% (99,965 vota).
Më pas vijnë Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK) me 6,09%, Lista Serbe me 3,23% dhe Nisma Socialdemokrate me 1,58% .
Sipas të dhënave të paraqitura, procesi i numërimit ka arritur mbi 73% të vendvotimeve, ndërsa pjesëmarrja e votuesve është rreth 32%.
Harta zgjedhore tregon mbulim të gjerë territorial të rezultateve të përditësuara në të gjitha komunat e Kosovës.
Rezultatet mbeten paraprake dhe pritet të konfirmohen pas përfundimit të plotë të numërimit nga autoritetet zgjedhore.

Këto janë adresat e 38 qendrave të votimit me kusht për zgjedhjet e 7 qershorit
Mandati i KQZ-së në përfundim, disa parti ende pa propozime
KQZ e pezullon AKR-në për shkak te mosmbajtjes së kuvendit zgjedhor brenda afatit
KQZ për zgjedhjet e reja: Do të veprojmë në përputhje me mandatin kushtetues dhe ligjor
KQZ miraton rekomandimet për reformë zgjedhore, kërkohen edhe ndryshime ligjore
Supremja thotë se i ka shqyrtuar të gjitha ankesat kundër vendimeve të PZAP-së
Ballkani eliminohet pas penalltive
Gjashtë trupa gjenden gjatë gërmimeve në Zubin Potok
Pacolli: 17 vila janë rrënuar deri tash përreth Ujmanit