Mitrovicë e Veriut, 5 korrik 2025
Edhe pse nuk u është paraqitur ende zyrtarisht asamblistëve, Kuvendi Komunal i Mitrovicës së Veriut është duke punuar për një rregullore me të cilën synojnë të mbrojnë simbolet shtetërore dhe institucionale, pavarësisht ndërrimit të pushtetit.
Kuvendi Komunal i Mitrovicës së Veriut synon që nëpërmjet një rregulloreje të mbrojë simbolet shtetërore e institucionale, edhe pas ndërrimit eventual të pushtetit.
Edhe pse nuk u deklarua para kamerës, pa dhënë detaje, punën për këtë akt nënligjor e konfirmoi kryesuesi Nexhat Ugljanin.
Njësoj edhe asamblistja e Lëvizjes Vetëvendosje, Aida Ferati-Doli, e cila po ashtu nuk dha hollësi.
Pasi tha se Kuvendi Komunal veçse i ka miratuar simbolet në pajtim me legjislacionin në fuqi, asamblisti Betim Osmani theksoi se asnjë pushtet i ri, pavarësisht përkatësisë etnike, nuk ka arsye të bëjë ndryshime.
Sidoqoftë, propozimi ende nuk u është paraqitur zyrtarisht përfaqësuesve në asamble.
Objekti i komunës së Mitrovicës së Veriut, nën qeverisjen e Listës Serbe nuk ka pasur të ekspozuar asnjë simbol shtetëror të Kosovës.
Flamujt dhe simbolet përcjellëse, në këtë komunë dhe të tjerat me shumicë serbe në veri, u vendosën për herë të parë nën qeverisjet e kryetarëve shqiptarë – të cilët fituan zgjedhjet jashtëzakonshme të 2023-tës, të bojkotuara nga serbët.

Shtatë lokale mbyllen në veri të Kosovës pas inspektimeve sanitare
Mbyllen disa lokale në veri të Mitrovicës dhe në Zveçan pas aksionit të inspektorateve
Rruga Korishë–Kabash në Prizren, investim prej 4.1 milionë eurosh
Ura në Graçanicë për 48,966 euro. Oferta është pothuajse identike me buxhetin e planifikuar nga Lista Serbe
Komuna e Mitrovicës së Veriut pa premtime dhe pa standarde të qarta llogaridhënie
Kryesuesi nga radhët e Listës Serbe ndërpret fjalën e asamblistes shqiptare
Dy serbë nga Mali i Zi që luftojnë për Rusinë kërcënojnë kryeministrin Kurti
Kurti: Aktgjykimi ndaj ish-krerëve të UÇK-së duhet të korrigjohet sa më parë
Kërcënohen me vrasje Ramush dhe Daut Haradinaj
As serbët nga veriu i Kosovës nuk i dhanë mbështetje të plotë Aleksandar Vuçiçit