Mitrovicë Veriore 4, korrik 2025
Hysen Durmishi, zëvendësministri në detyrë i Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës, ka njoftuar se ka nisur faza e betonimit për dy ura të reja mbi lumin Ibër në veri të Mitrovicës.
“Filluam me betonimin e pilotave. Në vjeshtë edhe dy ura mbi Ibër”, ka shkruar Durmishi në “Facebook” duke bërë me dije për përparimin e projektit që synon përmirësimin e infrastrukturës ndërlidhëse në qytetin e ndarë të Mitrovicës.
Ndërtimi i këtyre urave vjen si rezultat i një Memorandumi Bashkëpunimi të nënshkruar ndërmjet Ministrisë së Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës dhe komunave të Mitrovicës së Jugut dhe Veriut.

Shtatë lokale mbyllen në veri të Kosovës pas inspektimeve sanitare
Mbyllen disa lokale në veri të Mitrovicës dhe në Zveçan pas aksionit të inspektorateve
Rruga Korishë–Kabash në Prizren, investim prej 4.1 milionë eurosh
Ura në Graçanicë për 48,966 euro. Oferta është pothuajse identike me buxhetin e planifikuar nga Lista Serbe
Komuna e Mitrovicës së Veriut pa premtime dhe pa standarde të qarta llogaridhënie
Kryesuesi nga radhët e Listës Serbe ndërpret fjalën e asamblistes shqiptare
Dy serbë nga Mali i Zi që luftojnë për Rusinë kërcënojnë kryeministrin Kurti
Kurti: Aktgjykimi ndaj ish-krerëve të UÇK-së duhet të korrigjohet sa më parë
Kërcënohen me vrasje Ramush dhe Daut Haradinaj
As serbët nga veriu i Kosovës nuk i dhanë mbështetje të plotë Aleksandar Vuçiçit