Prishtinë, 21 dhjetor 2025 19:45
Kosovarja Pranvera Hyseni, shkencëtare planetare dhe kozmokimiste nga Vushtrria, ka ndarë një moment të jashtëzakonshëm nga karriera e saj shkencore, duke zbuluar se ka pasur mundësinë të operojë teleskopët më të avancuar të NASA-s në Samitin e Mauna Keas, një nga lokacionet më të rëndësishme astronomike në botë.
Përmes një postimi në rrjete sociale, Hyseni ka shprehur emocionin dhe mirënjohjen për këtë përvojë unike, duke theksuar se ende i duket e pabesueshme që po jeton një ëndërr të tillë profesionale. Ajo ka bërë të ditur se, përveç operimit të teleskopëve të NASA-s, ka testuar edhe teknologjinë më të re të kompanisë së njohur Celestron, lider botëror në pajisje astronomike.
“Ka momente që ende s’më besohet që jam duke e jetuar këtë realitet. Thjesht… ëndërr,” ka shkruar Hyseni, duke reflektuar emocionet e saj gjatë këtij angazhimi të rrallë shkencor.
Postimi i saj është shoqëruar me një video ku ajo shihet duke mbajtur në dorë një teleskop, pamje që ka ngjallur reagime të shumta pozitive dhe krenari të madhe në mesin e ndjekësve dhe komunitetit shkencor.
Arritja e Pranvera Hysenit përfaqëson një sukses të jashtëzakonshëm jo vetëm personal, por edhe për Kosovën, duke dëshmuar se shkencëtarët kosovarë janë pjesë aktive e projekteve më të avancuara shkencore në nivel global.

Kurti: Eksporti është rritur për 27.5 për qind krahasuar me vitin 2021
Mbi 2 mijë të mbijetuar me status zyrtar, drejtësia mbetet sfidë
Emrat e të dyshuarve: Serbë që dyshohet se morën pjesë në krime lufte
Dy serbë nga Mali i Zi që luftojnë për Rusinë kërcënojnë kryeministrin Kurti
Kurti: Aktgjykimi ndaj ish-krerëve të UÇK-së duhet të korrigjohet sa më parë
Aktivistët në Serbi po i heqin grafitet “Kur ushtria të kthehet në Kosovë”
Rusia e zhvendos luftën përtej frontit, sa e përgatitur është Kosova për kërcënimet hibride?
Dyshohet për vrasje të rëndë në Gjilan, arrestohet 65-vjeçari
Gjenden të vdekur një 27-vjeçar dhe një foshnje në Demiraj të Gjilanit