Prishtinë, 19 dhjetor 2025 21:00
Vazhdimi i bllokimit të linjës së transmisionit Kosovë-Serbi, sipas ministres në detyrë e Ekonomisë, Artane Rizvanolli, është përcjellë me pasoja financiare për Kosovën, ku bartja e një meagavati orë të energjisë ka kushtuar deri në 700 euro. Rizvanolli ka bërë të ditur se Këshilli i Ministrave i Komunitetit të Energjisë që tash kryesohet nga Kosova, i ka dhënë afat Serbisë që deri më 1 korrik 2026 të lirojë linjat me Kosovën.
Deri në 700 euro i ka kushtuar Kosovës transporti për një megavat orë energji në fund të vitit të shkuar, pa përfshirë çmimin e energjisë. Kjo kosto është paguar për shkak të bllokimit të linjave interkonektive nga Serbia. Problemet e njëjta kanë vazhduar edhe sivjet, kur importi u rrit në vlera rekorde.
Një ditë më parë, kur Kosova mori kryesimin e Këshillit të Ministrave të Komunitetit të Energjisë, u mor vendimi për hapjen e rastit ndaj Serbisë. Për vendimin njoftoi ministrja në detyrë e Ekonomisë, Artane Rizvanolli.
Shqetësimet nga Rizvanolli u paraqitën edhe brenda mbledhjes së Këshillit.
“Duhet të pranojmë se pengesa më kritike që kërkon veprim urgjent është vazhdimi i bllokimit të linjës së transmisionit Kosovë-Serbi nga EMS. Kjo duhet të trajtohet si një çështje me prioritet të lartë për tregun rajonal, për shkak që si pasojë e kësaj deri në 600 megavat kapacitet në kufirin Kosovë-Serbi mbeten të pashfrytëzueshme për shkëmbime komerciale, duke minuar drejtpërdrejt integrimin e tregut dhe sigurinë e furnizimit”, ka bërë të ditur ajo.

Nga jeta në zhdukje – rrëfimi për 23 civilët e vrarë dhe groposur fshehtas
Koci: Edhe një qytetar i Kosovës ndalohet nga autoritetet serbe
Arrestohet edhe një i dyshuar për krime lufte në Zubin Potok
Prokuroria Speciale: Ende herët të flitet për rezultate të sakta nga gërmimet në Zubin-Potok
Varroset Isuf Hoxha, iu gjetën mbetjet mortore pas 27 vjetësh
Kurti i bën thirrje SHBA-së dhe BE-së: Serbia të deklasifikojë dokumentacionin e krimeve të luftës
Kamberi: Serbia po i mohon krimet e kryera në Kosovë, kemi propozuar projekt-rezolutë për verifikimin e tyre