Prishtinë 19 Dhjetor 2025 09:58
Policia e Kosovës në pikën kufitare Jarinjë, ka selektuar për kontroll të vijës së dytë një automjet me targa të Serbisë, i cili drejtohej nga një i dyshuar mashkull, shtetas serb.
Gjatë kontrollit të automjetit, zyrtarët policorë kanë gjetur dhe konfiskuar mjete monetare të padeklaruara në valutë euro dhe dinar, në vlerë të përgjithshme prej 10,206.84 eurosh.
Lidhur me rastin, për ndërmarrjen e procedurave të mëtejme ligjore, është angazhuar Dogana e Kosovës.
“SPK Jarinje 18.12.2025 – 10:58. Me datë 18 .12.2025 hyrje të RKS-së është selektuar për vijën e dytë të kontrollit një automjet me targa te Serbisë,të cilin e drejtonte i dyshuari mashkull serb. Gjatë kontrollit janë gjetur mjete monetare të pa deklaruara (euro dhe dinar) në vlerë prej 10.206.84 eurosh. Lidhur me rastin për procedurat e mëtejme është angazhuar Dogana e Kosovës”, thuhet në njoftimin e policisë.

Kurti: Eksporti është rritur për 27.5 për qind krahasuar me vitin 2021
Mbi 2 mijë të mbijetuar me status zyrtar, drejtësia mbetet sfidë
Emrat e të dyshuarve: Serbë që dyshohet se morën pjesë në krime lufte
Dy serbë nga Mali i Zi që luftojnë për Rusinë kërcënojnë kryeministrin Kurti
Kurti: Aktgjykimi ndaj ish-krerëve të UÇK-së duhet të korrigjohet sa më parë
Aktivistët në Serbi po i heqin grafitet “Kur ushtria të kthehet në Kosovë”
Rusia e zhvendos luftën përtej frontit, sa e përgatitur është Kosova për kërcënimet hibride?
Dyshohet për vrasje të rëndë në Gjilan, arrestohet 65-vjeçari
Gjenden të vdekur një 27-vjeçar dhe një foshnje në Demiraj të Gjilanit